Më 20 janar, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Evtimij - Patriarkun Tërnovski. Ai është ndër bullgarët më të mëdhenj të shekullit të 14-të, udhëheqësi i fundit i Patrikanës së Tërnovos.
Evtimij lindi pas vitit 1320. Ai u bë ndjekës i Teodosij Tërnovski, pasues i mësimit mistik fetar në Mesjetë, i njohur në Bullgari si “Isihazëm”. Së bashku me mësuesin e tij në vitin 1363 shkoi në Kostandinopojë. Sipas të dhënave që disponojmë Evtimij ka zhvulluar veprimtari në manastiret në Malin е Shenjtë.
Në vitin 1371, kleriku u kthye në Tërnovo dhe themeloi Manastirin e Trinia e Shenjtë. Manastiri u bë qendra e shkollës letrare të Tërnovos. Evtimij Tërnovski kreu reformën gjuhësore, ose të ashtuquajturin “drejtim fjalësh”. Në vitin 1375 u zgjodh Patriark. Pas pushtimit të Tërnovos nga osmanët, për shkak të mbrojtjes së ortodoksëve, shenjtori u internua. Ai vdiq pas vitit 1401.
Çdo vit në prag të 11 gushtit – ditës së vdekjes së profetes së njohur bullgare Gjysha Vanga, e cila u largua nga kjo botë në vitin 1996, qindra pelegrinë i drejtohen shtëpisë dhe varrit të saj. Shumë nga njerëzit që i janë mirënjohës profetes..
Më 6 gusht Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga festat më të ndritshme – Shpërfytyrimi (Metamorfoza) e Krishtit. Në këtë ditë shënohet një ngjarje e rëndësishme ungjillore, që konfirmon origjinën hyjnore të Zotit Jezu Krisht. Festa u..
Më 2 gusht mbushen 119 vjet nga shpërthimi i Kryengritjes së Ilindenit . Ajo ishte rezultat i reagimit të ashpër nga ana e popullit bullgar ndaj vendimit të Fuqive të Mëdha (Britania e Madhe, Austro-Hungaria, Rusia, Franca, Gjermania, Italia) që..