Më 20 janar, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Evtimij - Patriarkun Tërnovski. Ai është ndër bullgarët më të mëdhenj të shekullit të 14-të, udhëheqësi i fundit i Patrikanës së Tërnovos.
Evtimij lindi pas vitit 1320. Ai u bë ndjekës i Teodosij Tërnovski, pasues i mësimit mistik fetar në Mesjetë, i njohur në Bullgari si “Isihazëm”. Së bashku me mësuesin e tij në vitin 1363 shkoi në Kostandinopojë. Sipas të dhënave që disponojmë Evtimij ka zhvulluar veprimtari në manastiret në Malin е Shenjtë.
Në vitin 1371, kleriku u kthye në Tërnovo dhe themeloi Manastirin e Trinia e Shenjtë. Manastiri u bë qendra e shkollës letrare të Tërnovos. Evtimij Tërnovski kreu reformën gjuhësore, ose të ashtuquajturin “drejtim fjalësh”. Në vitin 1375 u zgjodh Patriark. Pas pushtimit të Tërnovos nga osmanët, për shkak të mbrojtjes së ortodoksëve, shenjtori u internua. Ai vdiq pas vitit 1401.
Që nga viti 1988, Bullgaria e feston 26 qershorin si Ditën Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Drogë dhe Trafikimit të Paligjshëm të lëndëve..
Për gati 41 vjet, sateliti i parë bullgar fluturon në orbitën e Tokës. Në atë kohë, "Intercosmos Bulgaria-1300" ishte modeli më i fundit i..