Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 20 janar i japim nder Patrikut të fundit mesjetar bullgar

Foto: arkiv

Më 20 janar, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Evtimij - Patriarkun Tërnovski. Ai është ndër bullgarët më të mëdhenj të shekullit të 14-të, udhëheqësi i fundit i Patrikanës së Tërnovos.

Evtimij lindi pas vitit 1320. Ai u bë ndjekës i Teodosij Tërnovski, pasues i mësimit mistik fetar në Mesjetë, i njohur në Bullgari si “Isihazëm”. Së bashku me mësuesin e tij në vitin 1363 shkoi në Kostandinopojë. Sipas të dhënave që disponojmë Evtimij ka zhvulluar veprimtari në manastiret në Malin е Shenjtë.

Në vitin 1371, kleriku u kthye në Tërnovo dhe themeloi Manastirin e Trinia e Shenjtë. Manastiri u bë qendra e shkollës letrare të Tërnovos. Evtimij Tërnovski kreu reformën gjuhësore, ose të ashtuquajturin “drejtim fjalësh”. Në vitin 1375 u zgjodh Patriark. Pas pushtimit të Tërnovos nga osmanët, për shkak të mbrojtjes së ortodoksëve, shenjtori u internua. Ai vdiq pas vitit 1401.

Më shumë nga rubrika

Kujtim për Botevin edhe jashtë Bullgarisë

Çdo vit më 2 qershor bullgarët nderojnë kujtimin e poetit-revolucionarit Hristo Botev dhe të Vdekurve për Lirinë e Bullgarisë. Brezat mirënjohës bëjnë homazhe dhe vendosin kurora dhe lule përpara monumenteve të shumta të Botevit në Bullgari...

botuar më 22-06-02 1.01.MD

Qyteti i dy vëllezërve të Selanikut akoma ruan frymën e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij

Më 24 maj, sipas traditës rilindëse, kudo qoftë në botë, bullgarët gjejnë gjithmonë një mënyrë për të shprehur respektin e tyre për veprën e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij . Një mundësi e tillë për të kombinuar festën me adhurimin e..

botuar më 22-05-24 8.15.PD
Lipsanet e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij në kishën “Shën e Diela”, 23 maj 2022

Në gjurmët e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij

Me siguri që sheshi me të njëjtin emër përpara kishës “Shën e Diela” në qendër të Sofjes do të jetë një nga vendet më të gjallëruara mes 23 dhe 25 majit. Mijëra njerëz pritet që të bëjnë homazhe përpara relikteve të mësuesve të lashtë të..

botuar më 22-05-23 2.46.MD