Inflacioni është rreth normave mesatare evropiane. Jemi dy për qind mbi mesataren e BE-së. Presim që piku të jetë në muajin mars-prill, pas së cilës ai të fillojë të qetësohet. Atëherë çmimet e energjisë do të fillojnë të bien dhe ne do t'i afrohemi inflacionit mesatar evropian. Këtë e deklaroi në një intervistë për gazetën “24 çasa” Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev. Pjesa më e madhe e inflacionit të vendit importohet sepse jemi të lidhur me euron, tha ministri.
Sipas Zëvendëskryeministrit, projektet e planifikuara për ndërtimin e urave të reja mbi Danub, tuneleve, autostradave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në 4 vitet në vijim janë të realizueshme dhe shteti do të mund të ndajë rreth 6 miliardë euro, së bashku me fondet e marra nga BE-ja.Kompania Kombëtare e Energjisë Elektrike do të jetë në gjendje t’i shesë Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një pjesë të pajisjeve të vendosura në kantierin e Centralit Atomik Elektrik “Belene”. Këtë e vendosi Këshilli i Ministrave në mbledhjen..
Inflacioni vjetor për muajin maj 2022 krahasuar me majin 2021 është 15.6 për qind, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, të publikuara sot. Inflacioni mujor - maj në krahasim me prillin 2022, është 1.2 për qind. Gjatë muajit,..
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e Bullgarisë për të shtyrë zbatimin e dispozitës më të diskutueshme të Paketës Mobile I të BE-së për kthimin e kamionëve në vendin e tyre të regjistrimit. Në të njëjtën kohë, Agjencia Gjermane e..
Pas një takimi të gjatë në ditën e fundit të qershorit, deputetët më në fund miratuan përditësimin e buxhetit të shtetit. “Në këtë situatë të..
Bullgaria shprehu qartë mbështetjen e saj për përfshirjen e Korridorit Pan-Europian № 8 Sofje-Shkup-Durrës në korridorin e ri të propozuar të..