Ministria e Ekonomisë do të mbajë një regjistër publik të shoqërive të mbledhjes së borxheve, ndërsa shoqërive arkëtuese do t’u ndalohet shantazhimi i debitorëve. Këtë e parashikon një projektligj i ri që duhet t’i mbrojë konsumatorët nga arbitrariteti i mbledhësve të borxheve, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Ekonomisë Kornelija Ninova. Kreditori i ri nuk do të ketë të drejtë të kërkojë asnjë pagesë përveç shumave të rënë dakord në kontratën me kreditorin fillestar. Ninova theksoi se ka raste që kundrejt një borxhi 10 leva njerëzit duhet të rikthejnë 500 leva. Projektligji parashikon gjithashtu sanksione deri në 50 000 leva për kompanitë në rast shkeljesh.
Dorëheqja e qeverisë u depozitua në parlament pas votimit të mosbesimit ndaj kabinetit të Kirill Petkov. Presidenti Rumen Radev shpalli..
48.1 për qind e bullgarëve e miratojnë rënien e qeverisë, 50.5 për qind janë të pakënaqur me këtë, sipas një sondazhi kombëtar të “Gallup..
123 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 117 më pak se një ditë më parë. Mbi 68 për qind e personave të sapo infektuar nuk..