Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kornelija Ninova: Do të luftojmë për një kredi 10 leva që njerëzit të mos rikthejnë 500 leva

Foto: mi.government.bg

Ministria e Ekonomisë do të mbajë një regjistër publik të shoqërive të mbledhjes së borxheve, ndërsa shoqërive arkëtuese do t’u ndalohet shantazhimi i debitorëve. Këtë e parashikon një projektligj i ri që duhet t’i mbrojë konsumatorët nga arbitrariteti i mbledhësve të borxheve, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Ekonomisë Kornelija Ninova. Kreditori i ri nuk do të ketë të drejtë të kërkojë asnjë pagesë përveç shumave të rënë dakord në kontratën me kreditorin fillestar. Ninova theksoi se ka raste që kundrejt një borxhi 10 leva njerëzit duhet të rikthejnë 500 leva. Projektligji parashikon gjithashtu sanksione deri në 50 000 leva për kompanitë në rast shkeljesh.


Më shumë nga rubrika

Ivan Hinovski

Një ekspert në fushën e energjetikës: Biznesi duhet të kërkojë vetë gaz

Qeveria duhet të negociojë me Gazprom për të minimizuar sanksionet në rast të një procedure arbitrazhi të mundshëm kundër Bullgarisë. Kështu mendon eksperti energjetik dhe kryetar i Forumit Bullgar të Energjisë dhe Minierave, Ivan Hinovski. Në një..

botuar më 22-08-11 3.05.MD

Bullgaria u kthye në zonën më të ulët të sëmundshmërisë së Covid

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare, shkalla dyjavore e incidencës së Covid është në rënie. E gjithë harta е treguesve të pandemisë është kthyer në zonën e gjelbër. Incidenca dy-javore ra nën 300 pacientë..

botuar më 22-08-11 1.48.MD

Drithërat e Ukrainës nuk do të shiten si drithëra bullgare

Nuk ka rrezik që drithi ukrainas të shitet si bullgar, sepse duhet të ketë një certifikatë prejardhjeje, tha për BNR Ministri i Bujqësisë Javor Geçev. Ai është kundër ndërhyrjes së shtetit në blerjen e prodhimit bujqësor, sepse çmimet janë..

botuar më 22-08-11 12.12.MD