Byreku (bullgarisht banica) është një pjatë tradicionale bullgare e bërë nga kore fine të lyera me vaj ose me gjalpë dhe mbi sipër me një përzierje vezësh, kosi dhe djathi të bardhë. Më pas koret rrotullohen. Mund të përgatitet me mbushje të tjera të panumërta të kripura ose të ëmbla. Kështu e përshkruan udhërrëfyesi i kuzhinës dhe enciklopedi e shijeve më të mira në botë TasteAtlas pjatën autentike bullgare. Atlasi përfshin mbi 10 000 ushqime dhe pije me shije dhe aroma të fshatrave dhe rajoneve anembanë botës.
“Ndonjëherë bullgarët për fat vendosin në byrek monedha ose copëza letre, mbi të cilat shkruhen urime - një praktikë veçanërisht e popullarizuar gjatë stinës festive të dimrit”, shkruan botimi.
Kohët e fundit, kripa shumëngjyrëshe bullgare kryesoi listën për një përzierje erëzash nga e gjithë bota në TasteAtlas.
Më 18 shtator fillon regjistrimi i popullsisë në Shqipëri. Procesi do të zgjasë gjashtë javë. Pyetësori përmban rreth 100 pyetje dhe vetëm tre prej tyre, të lidhura me besimin, përkatësinë etnike dhe fetare, nuk janë të detyrueshme...
Më 17 shtator në ditën e Dëshmoreve të Shenjta Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria shënojmë edhe ditën e kryeqytetit tonë – Sofja. Lidhur me këtë para kishës “Shën Sofia” në Sheshin “Shën Aleksandër NevskI” do të shërbehet një liturgji me bekim..
Më 16 shtator, në qytetin Shablla mbahet një festival i pjellorisë. Përfaqësuesit e të gjitha vendbanimeve të komunës do t'i tregojnë frytet e punës dhe natyrës në Parkun e Qytetit të Shabllës. Programi përfshin konkurse për perimet më të mëdha,..
Fshati Çerni Vit në Ballkanin Trojan po përgatitet të mirëpresë këtë fundjavë qindra të ftuar nga vendi dhe jashtë. Më 23 shtator, fshati do të presë..
Në aeroportin e Sofjes do të prezantohet një sistem modern për vetë-skanimin e kartave të imbarkimit në check-in të parë. Sistemi tashmë është porositur..
Fshati Asenovo i Banatit, pranë qytetit Danubian të Nikopollit, u kthye si një destinacion kulinarie falë Marija Ivanovës, sekretare e bibliotekës..