Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

I ftohti ngrin Bullgarinë

Foto: Ani Petrova

Të shtunën në zonat veriore dhe lindore me erë mesatare deri në të fortë veriperëndimore do të vazhdojë të pushtojë të ftohtin. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3 gradë, në lugina deri në minus 12 gradë. Gjatë ditës vranësitë do të shtohen dhe në shumë vende do të bjerë borë të dobët. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga minus 3 deri në 2 gradë. Për Sofjen minimumi do të jetë minus 10 dhe maksimumi minus 3.

zonat malore do të mbajë vranësira me reshje të dobëta bore. Në kreshtat do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Në vendkalimet malore do të ketë stuhi dhe grumbuj bore. Në pikën më të lartë të Ballkanit, majën Musalla, temperatura do të zbresë deri në minus 22 gradë.Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë minus 9, në 2000 m deri në minus 16 gradë.

Të dielën moti do të mbetet i pandryshuar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD