Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti i qilimave të thurur – Çiprovci, mori prapa qilima të vlefshëm nëpërmjet një dhurate nga jashtë

Foto: arkiv

Muzeu Historik në qytetin e Çiprovcit, /në Bullgarinë Veriperëndimore, i njohur për traditën e ruajtur në thurjen e qilimave/ mori një dhuratë të vlefshme. Familja Timote dhe Penelope Hejs, nga Shtetet e Bashkuara, të cilët mbledhin dhe studiojnë qilima antikë të bërë në Ballkan, dhuruan vepra unike të këtij arti të blera nga koleksionistët privatë. Bashkëshortët kanë gjetur qilima interesantë në një dyqan antik në Vjenë. Njëri qilim i tipit "Galibalda" është nga shekulli XVII, ndërsa tjetri është i endur nga një myslimane në Lludogorie /krahinë në Bullgarinë Verilindore/. Pikërisht këta dy qilima janë eksponatet më të vlefshme në të gjithë koleksionin e Çiprovcit. Dokumentet tregojnë se në shekullin e XVIII gratë në Çiprovci dhe në fshatrat Kopillovci dhe Zhelezna kanë bërë nja 8000 qilima lutjesh për nevojat e Ushtrisë së Dytë Turke.

"Ne bëmë shumë përpjekje për të treguar edhe këtë lloj qilimi që po thuret në Çiprovci. Dikur në qytet kanë thurur qilima edhe për kishat (si ato ortodokse, ashtu dhe ato katolike, edhe për sinagogat, edhe xhamitë. Teknika e përpunimit të këtij qilimi është më e ndryshme, prandaj do të përdoret për studime shkencore", tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) Dr. Anita Komitska, drejtoreshë e Muzeut Historik në Çiprovci.

Arti i thurjes së qilimave u njoh nga UNESKO-ja si një pjesë prej pasurisë jomateriale botërore, dhe çdo një zbulim i ri i ndihmon specialistët për të ndjekur më me hollësi zhvillimin e këtij arti.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: BNR Bllagoevgrad

Ar, argjend dhe mëndafsh - një grua bullgare ringjalli teknologjitë e vjetra në përgatitjen e kostumit të Kjustendillit

Madlen Bozhillova Amin është fituesja e çmimit të vitit 2021 të UNESCO-s "Thesari i Gjallë Njerëzor" për një projekt që lidhet me bërjen e kostumit të lashtë të Kjustendillit të quajtur Saya. Kohë më parë, bullgarja u kthye nga jashtë në vendlindjen e..

botuar më 24-01-03 7.30.PD

Kësmetet e byrekut – nga burbuqet e thanës e deri më sot

Një byrek fati është gjithmonë i pranishëm në tryezën bullgare në fillim të Vitit të Ri. Pjata tradicionale për vendin tonë përbëhet nga shtresa brumi me mbushje djathë, vezë dhe gjalpë. Mund të jetë edhe me lloje të ndryshme mishi, presh, spinaq apo..

botuar më 23-12-31 3.15.MD

Projekti fotografik “Unë jam bullgare”, që bëri bujë në rrjetet sociale, me një botim të ri

"Unë jam bullgare" - një projekt fotografik i cili fitoi popullaritet të gjerë në vendin tonë dhe jashtë shtetit, mbushi 9 vjet. Fotot mahnitëse të fotografit Radosllav Përvanov   prezantojnë bukurinë e Bullgarisë dhe folklorin bullgar..

botuar më 23-12-21 7.45.PD