Bullgaria është një tjetër element i strategjisë së Kremlinit për të vënë në dyshim zgjedhjen e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore për t’u bashkuar me NATO-në, tha Hristo Ivanov. Lidhur me kërkesën e Rusisë që forcat e paktit të largohen nga Bullgaria dhe Rumania, bashkëkryetari i koalicionit “Bullgaria Demokratike”, e cila është pjesë e shumicës qeverisëse, tha se ishte zgjedhja jonë sovrane se si të mbrojmë sigurinë tonë kombëtare dhe në çfarë aleancash.
Ne nuk mund t'i kthehemi kësaj, dikush tjetër nga fuqitë e mëdha, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të vendosin se kush është në NATO apo jo. Bullgaria ka bërë zgjedhjen e saj. Siguria jonë kombëtare garantohet nga NATO. “Bullgaria Demokratike” e konfirmon këtë zgjedhje. Ne nuk do t’u nënshtrohemi provokimeve dhe orvatjeve për të na kthyer në sferat e ndikimit, tha Ivanov.
Përpara hyrjes së Presidencës, ku është vendosur një kordon policor, qytetarët protestuan kundër dorëzimit të mandatit për formimin e qeverisë nga Asen Vasilev, bashkëkryetar i “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Përfaqësuesit e partisë hynë në institucionin..
Sot, më 1 korrik 2022, para mesditës, me insistimin e palës ruse, në Ministrinë tonë të Jashtme u mbajt një takim mes Ministres së Punëve të Jashtme Teodora Gençovska dhe Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Federatës Ruse Eleonora..
Asen Vasilev, kandidati për kryeministër nga grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë ndryshimin", mori nga Presidenti Rumen Radev mandatin për formimin e qeverisë së re. Gjatë dorëzimit të mandatit, Kreu i Shtetit vuri në dukje se Bullgaria është në..
Ushtria ukrainase njoftoi se tërhoqi njësitë e saj të fundit nga Lisiçansk për të shmangur rrethimin. Shtabi i Përgjithshëm në Kiev theksoi se për të..
183 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, ose 131 më pak se një ditë më parë. Mbi 67.2 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë..
Me rastin e Festës Kombëtare të SHBA-së – Ditës së Pavarësisë, Presidenti Rumen Radev i dërgoi një adresë urimi Presidentit amerikan Joe Biden. “Si..