Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 25 janarin

Moti i ftohtë do të vazhdojë edhe të martën dhe të mërkurën

Foto: ЕPA/BGNES

Të martën në mëngjes do të jetë e ftohtë, me temperatura minimale nga minus 11 deri në minus 6 °, në Sofje minus 10. Gjatë ditës në perëndim vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në mot me diell. Në Bullgarinë Lindore moti do të mbetet me vranësira, me erë mesatare veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje - minus 3°.

Në male vranësirat do të jenë të ndryshueshme, vende-vende në Bullgarinë Perëndimore me reshje të dobëta bore. Do të mbetet e ftohtë, me temperatura maksimale në lartësinë 1200 m rreth minus 6 °, në 2000 m deri në minus 14. Në majën Musalla do të jetë minus 18 °.

Të mërkurën nuk do të ketë reshje, por temperaturat do të zbresin me një ose dy gradë.

Më shumë nga rubrika

Biznesi është i pakënaqur - nuk e di çmimin e gazit për korrikun

Biznesi shprehu pakënaqësi për faktin se ende nuk është bërë e ditur se sa do të kushtojë gazi natyror në Bullgari në korrik. “As Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit dhe as “Bullgargaz” nuk kanë publikuar asnjë informacion për këtë çështje”,..

botuar më 22-07-05 5.58.MD

Bullgaria është në prag të valës së re Covid

Bullgaria ndodhet në pragun e valës së radhës së Covid-19 dhe shtyrja e vaksinimit nuk do të çojë në asnjë të mirë. Këtë e komentoi Kryetari i Shoqatës Shkencore Bullgare të Farmacisë, Prof. Georgi Momekov, në kuadër të fushatës së Ministrisë..

botuar më 22-07-05 4.40.MD
Dr. Aleksandër Simidçiev

Thirrje për të rikthyer mbajtjen e maskave në transport dhe spitale

Në baza dy javore, incidenca e Covid-19 në vend u rrit në 82.5 persona për 100 mijë banorë, njoftoi Qendra Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare. Rajonet e Varnës, Burgasit dhe qytetit të Sofjes janë në zonën e verdhë për nga..

botuar më 22-07-05 1.55.MD