Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

NATO-ja po shqyrton dërgimin e avionëve gjuajtës në Bullgari

Foto: Архив

NATO-ja ka konfirmuar se po shqyrton dërgimin e avionëve gjuajtës në vendin tonë, si pjesë e synimit të vet për të forcuar mbrojtjen e Evropës Lindore në një kohë kur tensionet për shkak të grumbullimit të forcave ushtarake të Rusisë rreth Ukrainës po rritet. Ndërkohë, në një fjalim drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, organizata joqeveritare “Këshilli Atlantik i Bullgarisë” këmbënguli për vendosjen e përhershme të avionëve luftarakë në vendin tonë, si dhe të së paku një batalioni luftarak të vendeve të NATO-s.