Qeveritë e Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut do të takohen sot në rezidencën “Bojana” në Sofje. Sipas programit, kryeministrat Kirill Petkov dhe Dimitër Kovaçevski do të bisedojnë së më sy. Do të takohen edhe katër grupet e punës në fushën e ekonomisë, transportit, bashkëpunimit evropian dhe kulturës, do të mbahet një takim i bashkëkryetarëve të Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike dhe Arsimore dhe do të nënshkruhen dokumentet dypalëshe. Dimitër Kovaçevski do të takohet edhe me presidentin Rumen Radev.
Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..
"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në..
Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë..
Pas 4 vitesh hetime, Prokuroria e Qytetit të Sofjes dorëzoi në gjykatë aktakuzën kundër Vasill Bozhkovit, i njohur si bos i lojërave të fatit, dhe 9..