Të gjitha vendimet që do të marrë qeveria për krizën ukrainase, duke përfshirë masat për të shmangur efektet negative ekonomike, do të jenë në përputhje me zhvillimin e situatës. Këtë e deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit pranë qeverisë, Kryeministri Kirill Petkov. Ai theksoi se Bullgaria është një aleate besnike në NATO dhe uniteti i Aleancës është përgjigja më e fortë ndaj krizës.
Bullgaria nuk dëshiron trupa amerikane në territorin e saj, por është e gatshme të pranojë franceze, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel, Angelina Piskova, duke cituar një burim diplomatik të mirëinformuar.
Duke folur në programin “Horizon” të BNR-së, Kryetari i Forumit të Sigurisë së Sofjes, Jordan Bozhillov, e caktoi informacionin si “lajm i rremë”, i cili është pjesë e veprimeve hibride për të ndarë NATO-në dhe BE-në.
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave i dorëhequr Asen Vasilev do të jetë kandidat për kryeministër të “Po e vazhdojmë ndryshimin”. “Nuk do..
Përpara hyrjes së Presidencës, ku është vendosur një kordon policor, qytetarët protestuan kundër dorëzimit të mandatit për formimin e qeverisë nga Asen..
Asen Vasilev, kandidati për kryeministër nga grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë ndryshimin", mori nga Presidenti Rumen Radev mandatin për formimin e..