Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri tha se Bullgaria është aleate besnike në NATO

Foto: BGNES

Të gjitha vendimet që do të marrë qeveria për krizën ukrainase, duke përfshirë masat për të shmangur efektet negative ekonomike, do të jenë në përputhje me zhvillimin e situatës. Këtë e deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit pranë qeverisë, Kryeministri Kirill Petkov. Ai theksoi se Bullgaria është një aleate besnike në NATO dhe uniteti i Aleancës është përgjigja më e fortë ndaj krizës.

Bullgaria nuk dëshiron trupa amerikane në territorin e saj, por është e gatshme të pranojë franceze, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel, Angelina Piskova, duke cituar një burim diplomatik të mirëinformuar.

Duke folur në programin “Horizon” të BNR-së, Kryetari i Forumit të Sigurisë së Sofjes, Jordan Bozhillov, e caktoi informacionin si “lajm i rremë”, i cili është pjesë e veprimeve hibride për të ndarë NATO-në dhe BE-në.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 korrikun 2022

Ditën e premte do të mbahet mot me diell. Pas dite mbi rajonet malore dhe verilindore vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 33 deri në 38 gradë, në Sofje – përafërsisht 32...

botuar më 22-06-30 8.25.MD
Ambasadorja ruse Eleonora Mitrofanova

Ambasadorja ruse Eleonora Mitrofanova vendosi ultimatum që të anulohet dëbimi i 70 diplomatëve rusë

Ambasadorja ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova i ka dorëzuar një notë verbale Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, në të cilën kërkon që deri në orën 12:00 të datës 1 korrik, të tërhiqen notat për nëpunësit e përfaqësive diplomatike ruse që u..

botuar më 22-06-30 7.54.MD
Toshko Jordanov

ITN do të negociojë një kabinet të ri, por pa kryeministrin aktual dhe ministrin e financave

"Ka një popull të tillë" (ITN)- ish-partner në koalicionin qeverisës, do të marrë pjesë në negociatat për formimin e një kabineti të ri me mandatin е "Po e vazhdojmë ndryshimin" nëse kryeministri Kirill Petkov dhe ministri i financave Asen Vasilev..

botuar më 22-06-30 6.32.MD