Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) po fillon bisedimet e anëtarësimit me gjashtë vende, duke përfshirë Bullgarinë, sipas faqes së internetit të OECD. Procesi është duke u zhvilluar edhe për Argjentinën, Brazilin, Kroacinë, Perunë dhe Rumaninë.
Çdo vend do të ndjekë një rrugë të vet individuale për të riafirmuar angazhimin e tij ndaj vlerave, vizionit dhe prioriteteve të OECD-së. Sekretari i Përgjithshëm i OECD Matthias Corman tha se “vendet kandidate do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë procesin e pranimit për të nxitur reforma të mëtejshme”.
Organizata sqaron se nuk ka një afat kohor për përfundimin e procesit të anëtarësimit, dhe mund të kërkohet nga palët ndryshime në ligjet, politikat dhe praktikat e tyre.
Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare (BNB) Dimitër Radev paralajmëroi se nga dinamika e proceseve politike në vendin tonë varet nëse Bullgaria do të anëtarësohet në eurozonë në janar të vitit 2024 apo ajo. Është i nevojshëm miratimi i 100..
“Jemi në sy të stuhisë, turbulencat janë jashtëzakonisht të larta. Nga vendimet politike do të varet nëse dhe si biznesi do të mund ta përballojë këtë krizë”, tha Ministri i Financave Asen Vasilev gjatë forumit ekonomik “Zhurma e parave” më 7..
Javët e fundit, në sferën publike filloi të flitet përsëri për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Zyrtarët qeveritarë, përfaqësuesit e biznesit dhe ekspertët përmendin edhe datën kur kjo mund të ndodhë - 1 janar 2024. Është e padiskutueshme se me..