Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të përdorë të gjitha mundësitë për të zgjidhur konfliktin NATO-Rusi në mënyrë paqësore

| rinovuar më 22-01-26 6.11.MD
Kryeministri Petkov
Foto: BGNES

Gjatë një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, Kryeministri Kirill Petkov vuri në dukje se ulja e tensioneve është një përparësi kryesore për qeverinë bullgare. Kërkesa për të dëgjuar Kryeministrin dhe ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes po ndodh në një kohë të konfrontimit në rritje mes NATO-s dhe Rusisë. “Që në fillim kemi deklaruar se do të jemi një aleat konstruktiv në NATO, një anëtar i BE-së dhe qëndrimi ynë është shprehur qartë - Bullgaria është dhe do të jetë një aleat i përgjegjshëm me një pozicion të parashikueshëm”, tha kryeministri.

Më herët sot Këshilli i Ministrave vendosi t'i japë përparësi strategjisë bullgare për uljen e tensioneve ndërmjet NATO-s dhe Federatës Ruse, si dhe të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për zgjidhjen e këtij konflikti përmes kanaleve diplomatike, njofton BTA. Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, në të cilën u dëgjua raporti i Ministrit të Mbrojtjes për situatën NATO-Rusi, Kryeministri Kirill Petkov njoftoi se strategjia bullgare e mbrojtjes do të bazohet në ushtrinë bullgare dhe në rimëkëmbjen e saj financiare. Sipas Ministrit të Mbrojtjes Stefan Janev, do të investohen mjete financiare në ndërtimin e një grupi luftarak batalioni si detyrë prioritare e aftësive mbrojtëse brenda NATO-s.

Në seancën dëgjimore në Parlament Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska theksoi se Bullgaria e formon qëndrimin e saj në bazë të legjislacionit kombëtar, duke marrë parasysh interesin kombëtar dhe të aleatëve të saj.Sipas Ministres Gençovska, pavarësisht nga masat shtesë që do të ndërmerren, duke përfshirë edhe ato ushtarake, duhet të jetë mjaft e qartë se ato kanë karakter mbrojtës dhe nuk kanë për qëllim përshkallëzimin e tensionit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 prillin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Më të ulëta priten në Bullgarinë Veriperëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira me reshje shiu, më intensive pasdite. Në pjesën perëndimore..

botuar më 24-04-16 7.35.MD
Kirill Vëtev

Ministri i Bujqësisë u zëvendësua disa ditë pas marrjes së detyrës

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka propozuar që Kirill Vëtev të lirohet nga posti i ministrit të bujqësisë dhe ushqimit dhe në vend të tij të emërohet Georgi Tahov, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Në propozimin e tij..

botuar më 24-04-16 6.19.MD
 Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva: Nuk duhet humbur shansi për të hyrë në Eurozonë

Tatimi progresiv i të ardhurave lejon që burimet e një vendi të ndahen më me sukses me shoqërinë. Taksa e sheshtë prej 10 për qind luajti rolin e saj për të dalë në shesh të të ardhurave, por është koha për ta zëvendësuar atë, tha për BTA..

botuar më 24-04-16 12.41.MD