Bullgaria do të jetë ndër vendet e para që do të marrë simulatorë trajnimi për stërvitjen e pilotëve për gjuajtësit F-16 Block 70. “Kompleksi i trajnimit të gjeneratës së fundit i lejon pilotët të stërviten në një mjedis plotësisht realist, duke siguruar gatishmërinë për misione”, tha Çonsi Makintosh, Zëvendës President i Biznes Departamentit të Trajnimit dhe të Logjistikës të Kompanisë “Lockheed Martin”.