Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Italia diskutojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Foto: arkiv

Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev dhe Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Italisë, Shkëlqesia e saj Giuseppina Dzara, kanë diskutuar për mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Mbrojtjes. Janë komentuar perspektivat për zhvillimin e bashkëpunimit ushtarako-teknik dhe hapat konkretë të ndërveprimit. U diskutuan gjithashtu çështje aktuale lidhur me unitetin e NATO-s dhe përpjekjet për forcimin e sigurisë në krahun lindor të Aleancës, si dhe rëndësia kyçe në zbatimin e projekteve për modernizimin e Forcave të Armatosura Bullgare.

Më shumë nga rubrika

Qeveria e Kirill Petkovit nuk i mbijetoi votimit të mosbesimit

Kirill Petkov do të japë dorëheqjen e kabinetit të hënën

Kryeministri Kirill Petkov do të japë dorëheqjen të hënën në mëngjes për të filluar konsultimet me Presidentin për formimin e kabinetit të ri. Ai e tha këtë në Bruksel pas samitit BE-Ballkani Perëndimor. Më herët sot, qendra e shtypit e Kreut të..

rinovuar më 22-06-23 5.30.MD
Hjusein Hjuseinov

Azerbajxhani do të na furnizojë me gaz përmes interkonjektorit me Greqinë

Bullgaria do të mund të marrë vëllime të plota gaz natyror nga Azerbajxhani kur të hyjë në punë interkonektori me Greqinë. Këtë e deklaroi Ambasadori i Azerbajxhanit në Bullgari Hjusein Hjuseinov në një intervistë për agjencinë e lajmeve të Azerbajxhanit..

botuar më 22-06-23 5.14.MD

Rritje e presionit të migrantëve në kufirin bullgaro-turk

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare raporton rritje të presionit migrator në kufirin bullgaro-turk që nga fillimi i vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Gjatë kësaj kohe, patrullat dhe postat bullgare përgjatë kufirit kanë..

botuar më 22-06-23 4.32.MD