"Duke shpëtuar rreth 50 000 hebrenj bullgarë, populli ynë po dëshmon se empatia, toleranca dhe respekti për njeriun janë veti të tij thellësisht të natyrshme". Me këto fjalë Kryetari i Kuvendit Popullor Nikolla Minçev kujtoi shpëtimin e hebrenjve bullgarë nga deportimi gjatë Luftës së Dytë Botërore në një ngjarje përkujtimore në Universitetin e Sofjes, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit Popullor citoi një pjesë të letrës së dyzet e tre deputetëve të Legjislaturës së 25-të të Kuvendit Popullor, të cilët kundërshtuan deportimin e hebrenjve bullgarë "Nderi i Bullgarisë dhe i popullit të saj nuk është vetëm çështje ndjenjash, është mbi të gjitha një element i politikës së saj, është një kapital politik me vlerën më të madhe dhe për këtë arsye askush nuk duhet ta shpërdorojë atë pa një justifikim...”
Ambasada ruse në Bullgari njoftoi se shërbimet konsullore në Sofje, Varna dhe Ruse kanë ndërprerë punën, pasi kryeministri Kirill Petkov shpalli..
Këshilli i Ministrave miratoi pozitën e vendit tonë për propozimin e Presidencës franceze për qëndrim të përbashkët të Bashkimit Evropian për..
Vendimi i autoriteteve bullgare për dëbimin e 70 diplomatëve rusë nuk është i pavarur, por i diktuar nga forcat e jashtme dhe pavarësisht..