Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpëtimi i hebrenjve bullgarë nga kampet naziste është vepër e gjithë shoqërisë bullgare

Foto: arkiv

"Duke shpëtuar rreth 50 000 hebrenj bullgarë, populli ynë po dëshmon se empatia, toleranca dhe respekti për njeriun janë veti të tij thellësisht të natyrshme". Me këto fjalë Kryetari i Kuvendit Popullor Nikolla Minçev kujtoi shpëtimin e hebrenjve bullgarë nga deportimi gjatë Luftës së Dytë Botërore në një ngjarje përkujtimore në Universitetin e Sofjes, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit Popullor citoi një pjesë të letrës së dyzet e tre deputetëve të Legjislaturës së 25-të të Kuvendit Popullor, të cilët kundërshtuan deportimin e hebrenjve bullgarë "Nderi i Bullgarisë dhe i popullit të saj nuk është vetëm çështje ndjenjash, është mbi të gjitha një element i politikës së saj, është një kapital politik me vlerën më të madhe dhe për këtë arsye askush nuk duhet ta shpërdorojë atë pa një justifikim...”

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 gushtin

Të enjten në Bullgarinë Veriore reshjet e natës do të ndalen dhe vranësirat do të çahen. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore pas mesditës do të ketë sërish reshje të shkurtra me bubullima. Reshjet do të jenë më të theksuara në rajonin..

botuar më 22-08-10 8.15.MD

Radan Kënev e pyeti Komisionin Evropian nëse interkonektori me Greqinë po vonohet qëllimisht

Eurodeputeti bullgar Radan Kënev pyeti Komisionin Evropian nëse po monitoron përfundimin e projektit për interkonektorin greko-bullgar të gazit dhe nëse qeveritë e Bullgarisë dhe Greqisë dhanë shpjegime për arsyen e vonesës së tij. Kënev gjithashtu pyet..

botuar më 22-08-10 7.10.MD

Interkonektori me Greqinë u shpall prioritet numër 1

I gjithë shteti është aktualisht i mobilizuar për të përfunduar lidhjen e gazit me Greqinë. Këtë e njoftoi Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Transportit në detyrë, Hristo Aleksiev, i cili së bashku me Ministrin e përkohshëm të Zhvillimit Rajonal..

botuar më 22-08-10 5.59.MD