Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

168 vjet nga lindja e Stefan Stambollovit

Një burrë shteti që hodhi themelet e Bullgarisë moderne

Foto: BGNES

Stefan Stambollov është një nga të paktët politikanë bullgarë i cili për një periudhë të shkurtër kohore arriti të paarritshmen brenda jetës së shkurtër njerëzore. Një revolucionar, poet, i evoluar në një politikan dhe reformator, ai është një nga ndërtuesit e shquar të Bullgarisë moderne.

Stefan Stambollov lindi më 31 janar (12 shkurt sipas stilit të ri) të vitit 1854 në Tërnovo, në një familje me gjithsej 10 fëmijë. Ai u dërgua për të studiuar në Seminarin Teologjik në Odesë. Por në vend të lutjeve, ai u dha pas anarkizmit. Stefan Stambollov u bashkua me Lëvizjen për Krijimin e Kishës së Pavarur Bullgare dhe u përjashtua nga Seminari i Odesës.

Ai u bashkua me Shoqërinë Bamirëse Qendrore Bullgare, e cila mori pjesë aktive në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke nga 1877-78.

Pas Kongresit të Berlinit të vitit 1878, i cili rishikoi rezultatet e luftës dhe ndau territorin bullgar të çliruar nga sundimi osman, Stambollov ishte ndër themeluesit e Komiteteve “Unitetit” për bashkimin e tokave bullgare.

Ai ishte një nga mbrojtësit më të zellshëm të Bashkimit që nga viti 1885. Si kryetar i Kuvendit Popullor, Stambollov kundërshtoi fuqishëm grushtin e shtetit pro-rus që rrëzoi Princin Aleksandër Batenberg. Në 1886 ai u emërua në këshillin regjent të Principatës së re.

Vetëm 25 vjeç Batenberg hyri në ujërat e thella të politikës për të hedhur themelet e shtetit bullgare. Më shumë fakte interesante për personalitetin dhe veprën e burrështetit të madh bullgar mund të mësoni nga botimi Stefan Stambollov – burri i shtetit, i cili e modernizoi Bullgarinë nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Darina Griorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Po feston linja me binarë të ngushtë në Rodopet

Çdo e diele e parë e shtatorit i kushtohet festimit të një kureshtjeje unike turistike në Bullgari - hekurudhës me binarë të ngushtë "Septemvri-Dobrinishte". Fillimi është vënë nga Shoqata Civile “Për linjën me binarë të ngushtë” dhe kryetari i saj..

botuar më 22-09-04 7.25.PD

Maja Shipka është sinonim i Bullgarisë dhe i lirisë

Bullgaria feston 145 vjet nga Epopeja e Shipkës - beteja heroike gjashtë ditore në të cilën ushtarët vullnetarë vendas dëshmuan se liria nuk është një dhuratë, por është e fituar me gjakun dhe sakrificën e mijëra bullgarëve. Në majën Stara..

botuar më 22-08-20 5.55.PD

Vëllazëria e Bardhë dhe Vallja e Diellit në Rilla

Qindra njerëz me veshje të bardha, të renditur në formën e një rrethi janë duke vallëzuar me shikim drejtuar diellit - këtë pamje të paharrueshme do ta shohë kushdo që viziton Shtatë Liqenet e Rillës në gusht. Rituali quhet “Paneuritmia” dhe përmes..

botuar më 22-08-19 8.30.PD