Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

168 vjet nga lindja e Stefan Stambollovit

Një burrë shteti që hodhi themelet e Bullgarisë moderne

Foto: BGNES

Stefan Stambollov është një nga të paktët politikanë bullgarë i cili për një periudhë të shkurtër kohore arriti të paarritshmen brenda jetës së shkurtër njerëzore. Një revolucionar, poet, i evoluar në një politikan dhe reformator, ai është një nga ndërtuesit e shquar të Bullgarisë moderne.

Stefan Stambollov lindi më 31 janar (12 shkurt sipas stilit të ri) të vitit 1854 në Tërnovo, në një familje me gjithsej 10 fëmijë. Ai u dërgua për të studiuar në Seminarin Teologjik në Odesë. Por në vend të lutjeve, ai u dha pas anarkizmit. Stefan Stambollov u bashkua me Lëvizjen për Krijimin e Kishës së Pavarur Bullgare dhe u përjashtua nga Seminari i Odesës.

Ai u bashkua me Shoqërinë Bamirëse Qendrore Bullgare, e cila mori pjesë aktive në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke nga 1877-78.

Pas Kongresit të Berlinit të vitit 1878, i cili rishikoi rezultatet e luftës dhe ndau territorin bullgar të çliruar nga sundimi osman, Stambollov ishte ndër themeluesit e Komiteteve “Unitetit” për bashkimin e tokave bullgare.

Ai ishte një nga mbrojtësit më të zellshëm të Bashkimit që nga viti 1885. Si kryetar i Kuvendit Popullor, Stambollov kundërshtoi fuqishëm grushtin e shtetit pro-rus që rrëzoi Princin Aleksandër Batenberg. Në 1886 ai u emërua në këshillin regjent të Principatës së re.

Vetëm 25 vjeç Batenberg hyri në ujërat e thella të politikës për të hedhur themelet e shtetit bullgare. Më shumë fakte interesante për personalitetin dhe veprën e burrështetit të madh bullgar mund të mësoni nga botimi Stefan Stambollov – burri i shtetit, i cili e modernizoi Bullgarinë nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Darina Griorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Ne festojmë folklorin bullgar më 22 qershor

Dita e folklorit bullgar-22 qershor, sipas traditës do të shënohet me një koncert-spektakël “Kohë për folklor”-shfaqje dhe regjisor Asen Pavllov, themeluesi i ansamblit “Çinari” .   E tij është dhe ideja për vendosjen e festës, e festuar për herë..

botuar më 22-06-22 10.26.PD

“Trinia e Shenjtë” – kujtim për personalitete dhe ngjarje

Në qendrën e lashtë të qytetit Bansko është mbledhur historia e qytetit të bukur malor, i cili është kthyer në një qendër pushimore dhe të festivaleve gjatë dekadave të fundit. Aty ruhet dhe kujtesa për Rilindjen Bullgare, për zhvillimin e arsimit,..

botuar më 22-06-11 9.05.PD

Në Ditën e Shpëtimit fshati Bov feston dhe pret mysafirë nga afër dhe nga larg!

Për fshatin piktoresk Bov në malin Stara Pllanina, që ngrihet mbi Grykën e Iskërit, festa e sotme –“Ngjitja e Zotit në Qiell”, ose siç e quajnë njerëzit Dita e Shpëtimit (Spasovden), sjellë një gëzim të dyfishtë. Krahas me festën e krishterë,..

botuar më 22-06-02 4.28.MD