Ministri i Transportit Nikollaj Sëbev u takua me Ministrin rumun të Transportit dhe Infrastrukturës Sorin Grindianu si pjesë e një nisme për të lehtësuar trafikun midis dy vendeve. Në takim, të dy ministrat ranë dakord për rifillimin e linjës së tragetit Ruse-Gjurgevo më së voni deri në qershor, për të lehtësuar trafikun kufitar.
Dy ministrat shprehën shpresën se rinovimi i urës së Danubit pranë Ruses do të fillojë këtë vit dhe do të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm. Do të fillojnë gjithashtu punime intensive të hulumtimit të mundësive për ndërtimin e urave të reja midis dy vendeve. Pritet të nënshkruhet një rregullore në mars midis ministrive rumune dhe bullgare të transportit për të rregulluar kalimin e të gjitha automjeteve dhe pasagjerëve.
Ambasada ruse në Bullgari njoftoi se shërbimet konsullore në Sofje, Varna dhe Ruse kanë ndërprerë punën, pasi kryeministri Kirill Petkov shpalli..
Këshilli i Ministrave miratoi pozitën e vendit tonë për propozimin e Presidencës franceze për qëndrim të përbashkët të Bashkimit Evropian për..
Vendimi i autoriteteve bullgare për dëbimin e 70 diplomatëve rusë nuk është i pavarur, por i diktuar nga forcat e jashtme dhe pavarësisht..