Ministri i Transportit Nikollaj Sëbev u takua me Ministrin rumun të Transportit dhe Infrastrukturës Sorin Grindianu si pjesë e një nisme për të lehtësuar trafikun midis dy vendeve. Në takim, të dy ministrat ranë dakord për rifillimin e linjës së tragetit Ruse-Gjurgevo më së voni deri në qershor, për të lehtësuar trafikun kufitar.
Dy ministrat shprehën shpresën se rinovimi i urës së Danubit pranë Ruses do të fillojë këtë vit dhe do të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm. Do të fillojnë gjithashtu punime intensive të hulumtimit të mundësive për ndërtimin e urave të reja midis dy vendeve. Pritet të nënshkruhet një rregullore në mars midis ministrive rumune dhe bullgare të transportit për të rregulluar kalimin e të gjitha automjeteve dhe pasagjerëve.
Liderët e vendeve të BE-së miratoi marrjen e statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë. Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel e quajti vendimin “një moment historik dhe një hap kyç në rrugën e të dyja vendeve drejt Bashkimit Evropian”...
Ditën e premte do të jetë me diell. Rritje të përkohshme të vranësirave do të ketë në Bullgarinë Lindore mbi malet Stara Pllanina dhe Rodopet, ku do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat maksimale do të jenë nga 27 deri në 32..
Pas një seance katër orëshe, Komisioni i Jashtëm Parlamentar miratoi projektin e "Bullgarisë Demokratike" në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe hodhi poshtë propozimet e DPS dhe GERB-SDS. Në projekt është shkruar se Parlamenti e..
"Sot, Parlamenti bullgar mori një vendim historik që i jep dritën jeshile propozimit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE," shkroi në..
“Dëshiroj të përgëzoj Parlamentin bullgar për votimin e sotëm, i cili i hap rrugën e heqjes së vetos bullgare për fillimin e negociatave me..
Me 170 vota pro, 36 kundër dhe 21 abstenime, parlamenti miratoi dhënien e dritës jeshile për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe..