Metroja e Sofjes shënon 24 vjet nga vënia në shfrytëzim e seksionit të parë prej pesë stacionesh. Treni i parë i metrosë metropolitane u nis më 28 janar 1998, në një rrugë me një gjatësi prej 6.4 km.
Ndërtimi i pesë stacioneve të para filloi në vitin 1979, kur kryetari i atëhershëm i bashkisë Petër Mezhdureçki bëri gërmimin e parë të stacionit “Vardar”. Ndërtimi i pesë stacioneve zgjati 19 vjet, dhe në vitet 1999, 2000 dhe 2003 - tre të tjerë u bashkuan me to. Kështu, vija perëndimore e linjës së parë u ndërtua për 24 vjet. Vijoi ndërtimi i linjës së dytë dhe të tretë, të cilat lidhin lagjet e ndryshme të Sofjes me qendrën e saj.
Në mars të këtij viti pritet të fillojë ndërtimi i seksioneve të reja të linjës së tretë.
Bullgaria është i vetmi vend në Evropë që ofron rehabilitim postkopid në sanatoriume të specializuara pa e mbuluar atë nga Fondi Kombëtar i..
Më 29 qershor, vendet përgjatë Danubit shënojnë për të 19-in vit radhazi Ditën Ndërkombëtare të Danubit. Në këtë datë në vitin 1994 në Sofje u..