Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

24 vjet metro në Sofje

Foto: Ani Petrova

Metroja e Sofjes shënon 24 vjet nga vënia në shfrytëzim e seksionit të parë prej pesë stacionesh. Treni i parë i metrosë metropolitane u nis më 28 janar 1998, në një rrugë me një gjatësi prej 6.4 km.

Ndërtimi i pesë stacioneve të para filloi në vitin 1979, kur kryetari i atëhershëm i bashkisë Petër Mezhdureçki bëri gërmimin e parë të stacionit “Vardar”. Ndërtimi i pesë stacioneve zgjati 19 vjet, dhe në vitet 1999, 2000 dhe 2003 - tre të tjerë u bashkuan me to. Kështu, vija perëndimore e linjës së parë u ndërtua për 24 vjet. Vijoi ndërtimi i linjës së dytë dhe të tretë, të cilat lidhin lagjet e ndryshme të Sofjes me qendrën e saj.

Në mars të këtij viti pritet të fillojë ndërtimi i seksioneve të reja të linjës së tretë.


Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari

Vera shqiptare – një urë lidhëse mes dy popujve tanë, pse jo?

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari organizoi në Kopshtin Botanik të Universitetit në Sofje aktivitetin e parë kushtuar degustimit të verërave shqiptare në Bullgari - një mundësi e shkëlqyer për të bashkuar dy popujt tanë. Në këtë..

botuar më 22-07-06 11.18.PD

Radhët e gjata kilometrike në Urën e Danubit pranë Vidinit po vazhdojnë të torturojnë shoferët ndërkombëtarë

Në mesin e verës, sërish shikojmë situatën në rrjetin rrugor republikan, por jo në resorët përreth kryeqytetit detar Varna, por në zonën e qytetit të Vidinit. Kryeqyteti i dikurshëm i Mbretërisë së Vidinit në periudhën e viteve 1369-1396, sot..

botuar më 22-07-05 7.15.PD

Mungesa e mjekëve dhe e specialistëve të rinj po bëhet problem kombëtar për Bullgarinë

Spitalet në vend po mbyten për shkak të mungesës së specialistëve në shumë fusha mjekësore. Reparte të tëra në spitalet e qyteteve më të vogla tashmë mbështeten nga pensionistët që punojnë, ndërsa të tjerat janë mbyllur për shkak të mungesës së..

botuar më 22-07-02 11.05.PD