Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

24 vjet metro në Sofje

Foto: Ani Petrova

Metroja e Sofjes shënon 24 vjet nga vënia në shfrytëzim e seksionit të parë prej pesë stacionesh. Treni i parë i metrosë metropolitane u nis më 28 janar 1998, në një rrugë me një gjatësi prej 6.4 km.

Ndërtimi i pesë stacioneve të para filloi në vitin 1979, kur kryetari i atëhershëm i bashkisë Petër Mezhdureçki bëri gërmimin e parë të stacionit “Vardar”. Ndërtimi i pesë stacioneve zgjati 19 vjet, dhe në vitet 1999, 2000 dhe 2003 - tre të tjerë u bashkuan me to. Kështu, vija perëndimore e linjës së parë u ndërtua për 24 vjet. Vijoi ndërtimi i linjës së dytë dhe të tretë, të cilat lidhin lagjet e ndryshme të Sofjes me qendrën e saj.

Në mars të këtij viti pritet të fillojë ndërtimi i seksioneve të reja të linjës së tretë.


Më shumë nga rubrika

Po mbledhin donacione për të shpëtuar shkabën egjiptiane në Bullgari

Për 40 vjetët e fundit popullata e shkabës egjiptiane është pakësuar me 83% në Bullgari. Pritet që gjatë viteve të ardhshme ajo të zhduket krejtësisht si specie nëse nuk bëhen përpjekje serioze për rivendosjen e popullatës. Arsyet e shkatërrimit të..

botuar më 22-06-25 10.35.PD

Sezoni i qershisë - një kohë për punë të palodhur dhe një festë e mrekullueshme në qytetin Kjustendill

Mjafton të ecni rrugëve të Kjustendillit në fund të qershorit dhe do të vini re se kaloni nën një kordon me pemë qershie me fruta të pjekura. Në këtë qytet bullgar në rrezet e malit Osogovo dhe në bregun e lumit  Banshtica, kushtet për rritjen e pemëve..

botuar më 22-06-24 4.05.MD

Bullgaria lehtëson pranimin e studentëve të huaj

Qeveria miratoi ndryshimet në Urdhëresën e Pranimit të Studentëve. Ata do të lehtësojnë të huajt që të aplikojnë në universitetet bullgare. Nuk kërkohet më paraqitja e një certifikate mjekësore, e cila krijonte pengesa për të rinjtë nga jashtë...

botuar më 22-06-23 12.31.MD