Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Byreku na mbledh në sofër dhe e dallon Bullgarinë në atlasin e kuzhinës botërore

4
Foto: BGNES-arkiv

Ushqimi është ai i cili i lidh njerëzit anë e mbanë botës, nëpërmjet tij njohim njeri tjetrin dhe prapë nëpërmjet tij bashkohemi. Në këtë cilësi, gatime të njohura apo të harruara nga e gjithë bota shfaqen në enciklopedinë e kuzhinës tradicionale nga e gjithë bota "TasteAtlas". Bullgaria ka me çfarë të krenohet në hartën e kuzhinës, por sikur aty më së miri na prezanton byreku bullgar.

Byreku mund të tregojë shumë për territorin në të cilin ndodhet njeriu” – thekson studiuesja e krahinave etnografike Desisllava Dimitrova para BNR – Vidin:

“Si kripa e shumëngjyrëshe bullgare ishte në krye të klasifikimit në këtë atlas, ashtu edhe byreku tani doli në krye. Dhe në Bullgari çdo rajon ka gatesa të pjekura të ngjashme si byreku. Për shembull në rajonin e qytetit Ivajllovgrad të Bullgarisë Juglindore përgatitin byrek me susam dhe tahini. Në rajonet malore më i zakonshëm është lakrori, pra byreku me lakra, me presh, me spinaq, sesa byreku i pasur me vezë dhe djathë. Unë do të thosha, se ky është një ushqim ynë rajonal, jo kombëtar. Nuk mund të angazhohem për të përcaktuar momentin historik,  kohën, kur filloi të bëhet byreku. Sipas meje fillimi ishte kur njerëzit mësuan të përdorin miellin prej gruri, sepse për të rrokullisur mirë kore nga brumi,  ishte e domosdoshme që ai të ketë përmbajtje mjaftë të lartë të glutenit, i cili është karakteristik për miellin e grurit. Nga kjo gjykoj se byreku është një pjatë relativisht e re në aspekt historik.

Ai u popullarizua nga Bullgaria por duhet të kemi parasysh se jashtë kufijve tanë ka shumë mjeshtër të brumit të rrokullisur dhe të pjekur. Kjo nga ana tjetër na lidh dhe na bashkon këtu në Ballkan.”

Ideja për kore prej brumi me mbushje mes tyre, siç janë përbërësit tradicional të byrekut, haset që nga Lindja e Mesme e deri në kufijtë e fundit në drejtim perëndimor të Gadishullit Ballkanik– saktësojnë etnostudiuesja.

Byreku për bullgarin është kthyer në sinonim të shtëpisë, ngrohtësisë familjare komoditetit, kujtim për kuzhinën e gjyshes dhe fëmijërinë. “Byreku është e vetmja pjatë bullgare, për të cilën është e detyrueshme të ketë shoqëri. Bëhet menjëherë në një tavë të madhe, është mirë të hahet ende i ngrohtë. Kjo është arsyeja pse byreku zakonisht bëhet për ndonjë festë dhe i nxit njerëzit të mblidhen, për të ngrënë bashkë byrek”, shpjegon Desisllava Dimitrova:

“Byrekun e lidh fort me fëmijërinë time, sepse kur isha e vogla jetova te gjysha në qytetin Montana. Ajo ishte një mjeshtre e madhe. Në momentin kur ndjej aromën e koreve të pjekura dhe të byrekut në përgjithësi, i rikthehem shijes sime të fëmijërisë. Njëra nga gjyshet e mia, ajo nga Montana, vendlindjen e kishte në një fshatë në malin Stara Pllanina, dhe tjetra ishte nga Zllatia e shtrirë në tokën më pjellore të Rrafshinës së Danubit. Nga gjyshja ime nga Montana dija byrekë të ndryshëm me lakra, me presh, me spinaq – pra me gjëra të tilla jeshile, ndërsa gjyshja ime nga Zllatija më thoshte se byreku është me vezë dhe djathë. Kjo vjen të vërtetojë se në këndin e quajtur Bullgarinë Veriperëndimore, ka perceptime të ndryshme për byrekun. Prandaj byrekun e konsiderojmë si karakteristikë statusore, d.m.th. ne nga fusha e rrafshët mund ta përballojmë byrekun të jetë i pasur, me vezë dhe djathë, dhe ata që e kanë më të vështirë të jetojnë në zonat malore, përdornin gjelbërimin që kishin në dorë për byrekun e tyre.”

Përpilues: Gergana Mançeva (sipas intervistës së Viktorija Topallska nga BNR – Vidin)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: БГНЕС-arkiv, Facebook/TasteAtlas, arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Verë e kuqe, dragonj, arinj dhe folklor - Dellçevo feston së bashku me bashkitë nga Greqia Veriore

Në fundjavë në Dellçevo do të derdhet verë falas nga dy krojet e fshatit. I vendosur në buzë të malit, fshati i zonës së Goce Dellçevos prej kohësh është bërë një atraksion turistik për shkak të arkitekturës së tij të lashtë dhe pamjeve të bukura të..

botuar më 24-02-01 7.25.PD

"Surva" është zemra e Pernikut dhe Perniku është zemra e "Surva"

Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur..

botuar më 24-01-26 5.51.MD
Foto: Facebook/ Rrënjët bullgare

Babinden (Dita e gjyshes) në Razlog - qytet që ruan traditat

Në fillim të çdo viti, në Razlog dhe fshatrat përreth rajonit të Pirinit, nisin përgatitjet e ethshme për Babinden. Festa i kushtohet gjysheve dhe grave që kanë ndihmuar në lindjen e nuseve të reja. Çdo vit festohet më 21 janar dhe në Razlog është ndër..

botuar më 24-01-21 7.30.PD