Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jemi duke pritur përfundimin e epidemisë së Covid-19

Prof: Todor Kantarxhiev
Foto: Radio Sofja

Duke iu referuar publikimeve të autoritetshme mjekësore Prof. Todor Kantarxhiev, këshilltar në Bashkinë e Sofjes për çështje shëndetësore, tha për BNR, se imuniteti qelizor i fituar gjatë vaksinimit kundër Covid-19 mbron nga të gjitha variantet e koronavirusit.

“Ajo që flitej në fillim ishte se antitrupat ulen, imuniteti zbehet, në fakt imuniteti qelizor, kujtesa imune mbron. Për Omikron u zbulua se nevojitet një dozë përforcuese, e cila mbron deri në 80 për qind të shtrimeve në spital”, shpjegoi profesori. Sipas tij, Omikron tashmë kaloi pothuajse në gjysmën e popullsisë në Evropë dhe kjo do të çojë në formimin e një imuniteti të fortë kolektiv te evropianët dhe koronavirusi do të bëhet një nga viruset e dimrit.