Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i Mëglizhit ruan ende kujtimin e Levskit

Foto: Facebook/Manastiri i Mëglizhit

Shumë afër qytetit të Mëglizhit, mes shpateve të malit Stara Pllanina, është zhytur Manastiri i Mëglizhit "Shën Nikollaj”. Supozohet se është themeluar gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1393). Pas rënies së tokave tona nën sundimin osman në shekullin e 14-të, manastiri i shenjtë është plaçkitur dhe djegur jo një herë nga pushtuesi, por çdo herë është rindërtuar nga popullsia vendase. Ndërtimi i tempullit të tanishëm filloi në vitin 1834. Kompleksi përbëhet nga një kishë me një nef, banesa dhe godina bujqësore, si dhe dy kisha të vogla kushtuar Shenjtorëve Pjetër dhe Pali dhe Kryeengjëllit Mihail. Pranë manastirit ka pasur dhe një shkollë.


Të dhënat historike tregojnë se Vasill Levski ka qëndruar tre herë në Manastirin e Mëglizhit gjatë turneut të tij në Bullgari, së bashku me bashkëmendimtarin e tij, priftin Hariton, herën e parë në vitin 1869, thonë studiuesit. Ashtu si shumica e strehëve të Levskit, edhe kjo në Manastirin e Mëglizhit ka pasur dy hyrje. Njëra prej tyre ka qenë e fshehtë, në mënyrë që Dhjaku të mund të shpëtojë nga turqit në çdo moment. Është interesante se hyrja në fjalë ka qenë nën shtrat, në një dollap të lidhur me një tunel që ta çojë Apostullin në pyll. Në ditët e sotme, tuneli është i rrethuar me mure.

Në vitin 2017, qelia ku ka qëndruar Vasill Levski u restaurua nga një grup piktorësh dhe zejtarësh nga Mëglizhi me idenë për ta rikthyer pamjen autentike të strehimores së Apostullit dhe për të ruajtur një pjesë të historisë bullgare. Në ditët e sotme, qelia e Dhjakut është kthyer në muze dhe është pjesë e Manastirit të Mëglizhit, i cili tërheq vizitorë nga i gjithë vendi dhe jashtë.

Më shumë hollësi për manastirin mund të lexoni në artikullin tonë E kaluara e manastirit Mëglizh është e mbështjellë në mister

Lexoni më shumë edhe në: Nëpër vendet e shenjta të Apostullit

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/Manastiri i Mëglizhit dhe dolap.bg

Më shumë nga rubrika

Georgi Ivanov

43 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov

Georgi Ivanov shënoi emrin e tij   në histori si bullgari dhe ballkanasi i parë që pushtoi kozmosin e gjerë në një ditë, 23 orë e një minutë. Pikërisht 43 vjet më parë. Më 10 prill 1979, në orën 20 e 34 minuta kohë lokale e Moskës nga..

botuar më 22-04-10 7.15.PD

Shtëpia e Kaliopas ofron një shëtitje romantike në të kaluarën e qytetit të Ruses

Shtëpia e Kaliopas është një nga ndalesat e detyrueshme të çdo një njeriu që dëshiron të prekë të shkuarën e qytetit tonë danubian Ruse, i njohur si "Vjena e Vogël" . Në ndërtesën emblematike të Ruses, e ndërtuar në 1864, ndodhet Muzeu i Jetës..

botuar më 22-03-14 4.08.MD

Në ditën e Shën Theodhorit ndërthuren besimet pagane dhe tradita ortodokse

Sot /12 mars/, bullgarët shënojnë një nga festat e veta kishtare më të dashura në ditën e shtunë të parë  nga Kreshmët e Pashkës,  duke përkujtuar shenjtorin e krishterë - Shën Theodhor Tironi, i nderuar si një martir i madh nga Kisha Ortodokse...

botuar më 22-03-12 7.15.PD