Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ne pyetëm dhe ju u përgjigjët:

14 shkurti – një festë e verës dhe / ose e dashurisë?

Foto: arkiv

Festat e verës dhe të dashurisë, të cilat i shënojmë më 14 shkurt e ndanë auditorin e Radio Bullgarisë në viktorinën tonë, të publikuar në dhjetë gjuhë. Pyetjesse çfarë dite është kjo sipas traditës bullgare - 58% nga përgjithësisht 479 votuesit treguan përgjigjen e saktë - një festë për vreshtarët dhe prodhuesit e verës, përgjigja e dytë ishte - një festë e dashurisë.

Në festën tradicionale bullgare, të quajtur akoma Trifon Zarezan , krasiten vreshtat, gjatë gjithë ditës derdhet verë, kurse njerëzit mblidhen  rreth tavolinave mjaft të bollshme.

Por, jo secili e di historinë e prejardhjes së saj. Sipas Kishës Ortodokse ajo është e lidhur me jetën e Shënmartirit Trifon – ai ka lindur në vitin 225 në Komsada dhe ka vdekur gjatë përndjekjes së të krishterëve. Kurse sipas etnografëve, festimi i Trifon Zarezanit e ka zanafillën e vet nga koha e trakëve, të cilët kanë prodhuar një verë të fortë dhe me ndihmën e saj faltarët kanë vendosur kontakt me perënditë.

Në fillim fare më 14 shkurt është festuar dita e Shën Trifonit - për nder të shenjtorit martir, i konsideruar si një përkrahës i vreshtarëve dhe i prodhuesve të verës. Sidoqoftë, me futjen e Kalendarit Gregorian në vitin 1968, festa kishtare filloi të festohej më 1 shkurt, dhe dy javë më vonë - Dita e Vreshtarëve.

Pavarësisht nga kjo ndarje që të dyja festat ndikohen bashkërisht, aq më tepër se Shën Trifoni është i paraqitur me instrumente të ndryshme për prerje në dorë.

Ju ftojmë t'i përgjigjeni pyetjes sonë të re në lidhje me traditën bullgare të dhurimit të martenicave/veroreve më 1 mars - fije të përdredhura të bardha dhe të kuqe, që dhurohen për shëndet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD