Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përshëndeti shtyrjen e certifikimit të “Rrymës Veriore 2”

Foto: EPA/BGNES

Këshilli i Federatës dhe Duma e Shtetit në Rusi ratifikuan njëzëri marrëveshjet e miqësisë dhe bashkëpunimit me Republikat Popullore të Doneckut dhe Luganskut në Ukrainë. Kështu, të dy dhomat e parlamentit rus mbështetën vendimin e Presidentit Vlladimir Putin për të njohur pavarësinë e republikave të vetëshpallura, transmetoi korrespondenti i BNR-së në Moskë Angell Grigorov. Marrëveshjet midis Moskës dhe Doneckut dhe Luganskut parashikojnë bashkëpunim në politikën e jashtme dhe në mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale nëpërmjet ndihmës reciproke, duke përfshirë edhe ushtarake. Këshilli rus i Federatave (Dhoma e Lartë e Parlamentit) dha pajtimin e tij që Presidenti i Rusisë të shfrytëzojë forcat e armatosura të Federatës Ruse jashtë kufijve të saj në lidhje me situatën në Donbas.

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha, se Kievi mendon ndërprerjen e marrëdhëniet diplomatike me Rusinë në përgjigje të njohjes së dy rajoneve separatiste të Ukrainës.

“Mirë se keni ardhur në botën e re, ku evropianët së shpejti do të duhet të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz natyror”, shkroi në Twitter ish Presidenti dhe Kryeministër rus Dmitrij Medvedev. Kështu ai e komentoi lajmin se Gjermania do të pezullojë certifikimin e Gazsjellësit “Rryma Veriore 2” për shkak të vendosjes së trupave ruse në rajonet e shkëputura Doneck dhe Lugansk nga Ukraina Lindore.

Londra gjithashtu miratoi një pako sanksionesh kundër bankave dhe personave ruse, aktivet e të cilëve në mbretëri do të ngrihen.

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë në Paris për të marrë një vendim politik për sanksione.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti shtyrjen e certifikimit të “Rrymës Veriore 2”, si dhe disa nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga disa prej aleatëve të Paktit, njoftoi korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli.

Ministri rumun i Mbrojtjes Vasile Dënku tha se Rumania është e gatshme të pranojë më shumë se 500000 refugjatë në rast një konflikti në Ukrainë. Ai vuri në dukje se Rumania nuk pret flukse të mëdha refugjatësh nga Ukraina, pasi në vitin 2014 (kur Rusia aneksoi Krimenë) shumica u drejtuan për në Poloni.


Më shumë nga rubrika

Ambasadori Hüseyn Hüseynov para Radio Bullgarisë: Azerbajxhani është gati të rrisë furnizimin me gaz në Bullgari

Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet BE-së dhe Azerbajxhanit, i nënshkruar në fillim të verës, mund t'i garantojë Evropës deri në 20 miliardë metra kub gaz azerbajxhanas në vit. Në rast se ndërtimi i lidhjes së re të gazit ndërmjet Bullgarisë dhe..

botuar më 22-09-30 1.44.MD

Tetë parti do të hyjnë në Parlament, pas votimit të së dielës

Nisur nga situata në Bullgari dhe në mbarë botën, janë të mundshme luhatje serioze për zgjedhjet e së dielës. Këtë e tregon fotoja e qëndrimeve paraelektroale pak ditë para votimit. Vlerësimet janë se rreth 2.6 milionë njerëz, rreth 39% e listës..

botuar më 22-09-30 11.38.PD

Politologët dhe sociologët parashikojnë një qeveri të paqëndrueshme

Në parlamentin e ardhshëm, pas zgjedhjeve të 2 tetorit, do të ketë tronditje. Sipas sociologëve dhe politologëve, nëse formohet një qeveri, ajo nuk do të jetë e qëndrueshme. Ata i shohin indikacionet në fushatën zgjedhore, e cila është e mbushur me..

botuar më 22-09-27 7.41.MD