Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anzhela Todorova nga Vjena: Muzika është një mike që është gjithmonë me mua

Foto: arkiv personal

Ajo është studente në Universitetin Shtetëror të Muzikës dhe Arteve Skenike në Vjenë (MDW) dhe bën studime në klasën e pianistes me famë botërore Lilya Zilberstein. Luan në piano me pasion, mjeshtëri dhe përkushtim. Thotë për vetveten se është kureshtare dhe dëshiron të bëjë shumë gjëra, por muzika është jeta e saj. Ajo quhet Anzhela Todorova dhe është vetëm 22 vjeçe. Ajo ka ulur para pianos që në moshën 5 vjeçe dhe deri më sot ka kaluar një rrugë të gjatë, plot vështirësi, por dhe suksese.

Anzhela jeton dhe bën studime në Vjenë për një vit, por pandemia dhe bllokimi i kufizuan shumë kontaktet e saj me bashkëmoshatarët.

Vajza u diplomua në shkollën muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje në klasën e pianos të Prof. Milena Mollova dhe më pas i vazhdoi studimet në Universitetin e ri Bullgar /NBU/ sërish nën drejtimin e saj. Deri më tani, pianistja e talentuar ka fituar mbi 20 çmime në konkurse për piano dhe muzikë dhome brenda dhe jashtë vendit. Dhe ajo pretendon se suksesin e saj ia detyron më së shumti mësueseve të saj të preferuara në Shkollën e Muzikës - Prof. Mollova dhe Emilia Kaneva.

Në Bullgari kemi një bazë të mrekullueshme për mësimin e të gjitha lëndëve teorike, si harmonia, solfezhi, ritmi... Me një mësues të mirë do të përfitoni aftësi teknike, por ne kemi diçka më shumë - teorinë. Përveç kësaj, në shumë vende nuk ka shkolla të mesme të muzikës, kurse ne kemi arsim të mesëm muzikor. Pra, baza jonë është e mrekullueshme, ajo gërsheton praktikën dhe përgatitjen teorike.”

Ashtu si shumica e nxënësve të talentuar të Shkollës Muzikore të Sofjes, Anzhela merr pjesë në konkurse që nga mosha fëmijërore. “Kërkohet motivim, dhe ai vjen me sukseset. Konkurset kanë qenë pjesë e jetës sime që në moshën 10-vjeçare”, thotë Anzhela. Ajo kujton daljen e saj të parë në një konkurs. Atëherë ajo e fitoi çmimin e parë dhe special të Virtuozëve të Rinj në Sofje. Vijuan një sërë çmimesh dhe mirënjohjesh muzikore. “Por të them të drejtën, më e rëndësishmja është vetë përgatitja për garën. Sepse duke u përgatitur njeriu zhvillohet”, thotë Anzhela. Vitin e fundit, krahas ushtrimeve të zellshme nën drejtimin e zonjës Zilberstein, Anzhela vjen rregullisht në Bullgari për të luajtur me Prof. Mollova.

“Muzika është një mike që është gjithmonë me mua”, thotë bullgarja. Ajo e do shumë edhe baletin. Vallëzon që nga fëmijëria dhe madje që prej kohësh vallëzon në një grup profesional. I pëlqejnë gjithashtu fotografia dhe sporti.

Por del se muzika jo vetëm mund të japë, por edhe të...  marrë nga njeriu:

“Jam kureshtare për shumë gjëra. Interesohem për patinazh në akull, ski, etj. Por, ky është një rrezik që mund të më kushtojë karrierën time - nëse e thyej krahun, nëse qëndroj disa muaj pa luajtur, është katastrofike. Kam dëshirë të merrem edhe me gjëra të tjera që janë interesante për mua, por të rrezikshme.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv, Anzhela Todorova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: FB / Zlatimir Kolarov

Zlatimir Kolarov – mjeku me shpirt artisti

Disa njerëz në jetë kënaqen duke u marrë vetëm me një gjë të caktuar, por jo dhe ky njeri. Mjek reumatolog, skenarist, shkrimtar, profesor Zlatimir Kolarov është dëshmi se nëse njeriu ka dëshirë, mund t’ia dalë në çdo gjë. Dëshira për t'u bërë mjek ishte..

botuar më 23-12-16 12.05.MD
Anna Fuckova

Kolegja jonë e dashur Anna Fuckova u nda nga jeta

Ekipi i Radio Bullgarisë njofton me dhimbje se sot në moshën 52-vjeçare ndërroi jetë kolegia jonë e dashur Anna Fuckova . Ani humbi betejën me kancerin, por la shpirtin dhe zemrën e saj në radio, ku punoi deri në fund për më shumë se 20 vjet...

botuar më 23-12-14 6.17.MD
Foto: Facebook /Manita Vartan

Gruaja më e bukur evropiane e martuar është bullgare

Vitin e kaluar ajo fitoi çmimin në konkursin kombëtar “Mrs. Bulgaria International”, ndërsa pak ditë më parë u shpall si evropianja më e bukur e martuar. Manita Vartan mori titullin “Mrs. Europa 2023” në konkursin prestigjioz në Stamboll...

botuar më 23-12-10 11.10.PD