Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët tregojnë historinë e Persisë së lashtë

Foto: ndk.bg

Pak ditë më parë ekipi i produksionit teatror "Shahname: Një përrallë për Zallin" u kthye në Bullgari, me të cilën u hap programi ndërkombëtar i edicionit të 40 jubile të festivalit teatral “Faxhr” në Teheran. Prezantimi i aktorëve bullgar në Iran është një pjesë nga dialogu kulturor midis të dyja vendeve, marrëdhëniet e të cilave bilaterale kanë një histori 125 vjeçare.

Spektakli është i frymëzuar nga eposi pers “Libri i mbretërve” të poetit Abul-Qâsem Ferdowsi , i cili është në listën e UNESKO-s për “Kryevepra në trashëgiminë gojore dhe jo materiale të njerëzimit”. Regjisore e shfaqjes bullgare është Elena Panajotova. Sipas fjalëve të saj, ky është një libër i cili përshkruan historinë para islamike të Iranit dhe të gjithë kulturën persiane.

Grupi ynë teatral ka pasur 3 shfaqje në Teheran dhe aktorët i kanë luajtur rolet e tyre në bullgarisht, por me titra në gjuhën Farsi. “Spektatorët iranian  ishin shumë të impresionuar. Ata thanë se e kemi rikrijuar tamam gjuhën e tyre të lashtë, gjestet e tyre”, tha përpara Radios Kombëtare Bullgare aktorja Ralica Stojanova. Ditën e diel më 6 mars, spektakli “Shahname: Një përrallë për Zallin" do të mund të shikohet në skenën e teatrit “Azarjan “ në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prezantimi i romanit ''Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të Zlatimir Kolarov në Tiranë

Ditën e sotme më 12 mars 2024, në orën 17:00, në ambientet e vilës ''Sofja'', në rrugën ''Medar Shtylla'' në qytetin e Tiranës do të zhvillohet promovimi i librit të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov. Romani i tij i fundit i titulluar ''Në sipërfaqen e..

botuar më 24-03-12 6.30.PD

Në Plovdiv mbahet një konferencë ndërkombëtare për gajde

Interpretuesit bullgarë dhe të huaj të gajdes, si dhe mësuesit e këtij instrumenti tradicional, takohen në Plovdiv nga 8 deri më 10 mars. Kjo është një nga nismat në vendin tonë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gajdes - 10 Marsit. Fillimi i festës së..

botuar më 24-03-09 7.00.PD

Johana Trajanova përdor teknika fotografike për ta paraqitur gruan si dashuri, mbrojtje dhe... drogë

Për të treguar natyrën e shumëllojshme të gruas, artistja Johana Trajanova përdor forma botanike, të cilat i rikrijon me aftësi fotografike. Rrëfimi i saj është alegorik – tërheq shikuesin, duke e bërë atë pjesëmarrës aktiv. “Abstrakti dhe arti im..

botuar më 24-03-08 6.05.PD