Mbi 60 fotografi portreti të aktorëve të dashur bullgar, të cilët ruhen në arkivin e Bibliotekës Kombëtare të Filmit Bullgar, janë prezantuar në galerinë e kryeqytetit “Sintezis”. Fotografitë janë të zgjedhura nga periudha 1956-1972 dhe janë të bashkuara në një ekspozitë origjinale nën moton “Yjet e kinemasë bullgare”.
Deri në hyrjen e teknologjive digjitale tek ne, dëshmitë e vetme për procesin e xhirimit të filmave bullgarë janë fotografitë e momenteve të punës, të cilat janë pjesë e vlefshme e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Filmit Bullgar. Në ecurinë e punës mbi një produkt filmi, grupi i xhirimit dhe fotografi në terren janë fokusuar kryesisht në portretet e aktorëve, mësojmë nga organizatorët e ekspozitës. Në të janë përfshirë krijime të fotografëve të dalluar si Lote Mihajllova, Zhana Karajordanova, Zheni Vëllova e të tjerë. Vizituesit mund të shikojnë fotografi unike të Apostoll Karamitevit, Ginka Stançeva, Georgji Kallojançev, Stefan Danaillov, Nevena Kokanova dhe aktorë të tjerë të dashur.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...