Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një park paleontologjik krejt i ri kënaq të rinjtë dhe të moshuarit në qytetin turistik Vërshec

7
Foto: Qendra Informative Turistike - Vërshec

Hapi dyer atraksioni më i ri në qytetin piktoresk në malin Stara Pllanina-Vërshec. I vetmi park paleontologjik  i këtij lloji në Ballkan shtrihet mbi një sipërfaqe prej një hektari në Parkun e Pishave të qytetit dhe tanimë po mirëpret mysafirët e tij të parë të padurueshëm, njoftojnë nga Qendra Informative Turistike të qytetit Vërshec

Me financim nga një projekt evropian, ambienti është i gjelbëruar dhe i pajisur me ndriçim dhe sedije. Është ndërtuar dhe një Qendër moderne Informacioni, ku janë paraqitur gjetjet paleontologjike nga zona e Vërshecit.


Parku paleontologjik rikrijon mjedisin natyror në këtë pjesë të Ballkanit që prej rreth 2.5 milionë vjet më parë. Janë prezantuar llojet më atraktive të specieve vertebrorësh të kësaj epoke, të njohura nga lokaliteti i zbuluar pranë Vërshecit. Në fakt, studime intensive paleontologjie në rajon  janë organizuar akoma gjatë viteve 90 të shekullit të 20. 


Në të kaluarën e largët, kafshët të cilët kanë jetuar në këtë pjesë të Evropës kanë qenë shumë më të ndryshëm se ato të sotmet-rinoqerontët, kuajt e egër të lashtë dhe kafshët thundrake, gepardët, hienat, macet me dhëmbë sabër, shkabat e mëdhenj, shqiponjat, skifterët, laureshë dhe shumë lloje të tjera shpendësh të zhdukur. Nëpër këto vende kanë bredhur antilopa, pranë hardhucave të mëdha - varani.

Në qendrën e ekspozimit janë paraqitur po kështu dhe rikonstruksione interesante skulpturore, si dhe një ekspozitë me mbetje fosile nga depozitimi pranë qytetit Vërshec.


Por, mes objekteve më kureshtare në park është Diorama me një sipërfaqe prej rreth 12 metrave katrore. Ajo rikrijon bimësinë, reliefin dhe llojet bazë të specieve kryesore të vertebrorëve në këtë pjesë të kontinentit që përpara 2,5 milionë vjet.

Deri në këtë moment gjatë gërmimeve rreth qytetit Vërshec janë saktësuar rreth 140 lloje kafshësh vertebrore. Mes tyre është zbuluar një lloj  specie e gjitarëve të vegjël mishngrënës dhe një specie vole  evropiane e pishës që janë të reja për shkencën botërore. E gjithë kjo pasuri e gjetjeve e vendos rajonin në një nga vendet e  para në numër të specieve vertebrore të gjetura në Evropë.

Akoma për projektin do të mësoni nga reportazhi i Miglena Ivanovës “Parku paleontologjik në qytetin Vërshec do të na transferoi në kohën përpara epokës së fundit të akullt” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Qendra Informative Turistike - Vërshec



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna dhe vendpushimet përreth janë gati të arrijnë rekordet e vitit para pandemisë 2019

Ata që punojnë në industrinë turistike në rajonin e Varnës po përgatiten që tani për sezonin e verës. Duke gjykuar nga rezervimet paraprake, ka një shans për të arritur më në fund nivelet rekord për sektorin në vitin 2019, mësojmë nga një intervistë me..

botuar më 24-02-29 7.25.PD

Ishulli Shën Anastasia tashmë pret turistët në një kishëz nënujore

Atraksioni më i ri në rajonin e qytetit tonë të Detit të Zi Burgas është një kishëz nënujore pranë ishullit Shën Anastasia. Kishëza u zhyt në janar dhe ndodhet në një thellësi prej rreth 15 metrash, raportoi euronewsbulgaria. Ajo është rreth 3..

botuar më 24-02-28 6.25.PD

Bullgaria pret turistë të rinj nga Hungaria

Bullgaria është ftuar si mysafir ekskluziv në ekspozitën ndërkombëtare të udhëtimit TRAVEL+ në Budapest. Kjo është ngjarja më e rëndësishme në Hungari me një fokus të drejtpërdrejtë turistik, duke paraqitur ofertat më të fundit dhe më interesante..

botuar më 24-02-22 1.25.MD