Hapi dyer atraksioni më i ri në qytetin piktoresk në malin Stara Pllanina-Vërshec. I vetmi park paleontologjik i këtij lloji në Ballkan shtrihet mbi një sipërfaqe prej një hektari në Parkun e Pishave të qytetit dhe tanimë po mirëpret mysafirët e tij të parë të padurueshëm, njoftojnë nga Qendra Informative Turistike të qytetit Vërshec.
Me financim nga një projekt evropian, ambienti është i gjelbëruar dhe i pajisur me ndriçim dhe sedije. Është ndërtuar dhe një Qendër moderne Informacioni, ku janë paraqitur gjetjet paleontologjike nga zona e Vërshecit.
Parku paleontologjik rikrijon mjedisin natyror në këtë pjesë të Ballkanit që prej rreth 2.5 milionë vjet më parë. Janë prezantuar llojet më atraktive të specieve vertebrorësh të kësaj epoke, të njohura nga lokaliteti i zbuluar pranë Vërshecit. Në fakt, studime intensive paleontologjie në rajon janë organizuar akoma gjatë viteve 90 të shekullit të 20.
Në të kaluarën e largët, kafshët të cilët kanë jetuar në këtë pjesë të Evropës kanë qenë shumë më të ndryshëm se ato të sotmet-rinoqerontët, kuajt e egër të lashtë dhe kafshët thundrake, gepardët, hienat, macet me dhëmbë sabër, shkabat e mëdhenj, shqiponjat, skifterët, laureshë dhe shumë lloje të tjera shpendësh të zhdukur. Nëpër këto vende kanë bredhur antilopa, pranë hardhucave të mëdha - varani.
Në qendrën e ekspozimit janë paraqitur po kështu dhe rikonstruksione interesante skulpturore, si dhe një ekspozitë me mbetje fosile nga depozitimi pranë qytetit Vërshec.
Por, mes objekteve më kureshtare në park është Diorama me një sipërfaqe prej rreth 12 metrave katrore. Ajo rikrijon bimësinë, reliefin dhe llojet bazë të specieve kryesore të vertebrorëve në këtë pjesë të kontinentit që përpara 2,5 milionë vjet.
Deri në këtë moment gjatë gërmimeve rreth qytetit Vërshec janë saktësuar rreth 140 lloje kafshësh vertebrore. Mes tyre është zbuluar një lloj specie e gjitarëve të vegjël mishngrënës dhe një specie vole evropiane e pishës që janë të reja për shkencën botërore. E gjithë kjo pasuri e gjetjeve e vendos rajonin në një nga vendet e para në numër të specieve vertebrore të gjetura në Evropë.
Akoma për projektin do të mësoni nga reportazhi i Miglena Ivanovës “Parku paleontologjik në qytetin Vërshec do të na transferoi në kohën përpara epokës së fundit të akullt” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Qendra Informative Turistike - Vërshec
Nëse gjatë kësaj vere udhëtoni nëpër rrugën e vjetër, e cila lidh Çernomorec dhe Sozopoll, përpara jush do të paraqitet një pamje e çuditshme -një shtëpi e kthyer me kokën poshtë me një makinë në formë breshke të vogël të verdhë të markës “..
Qyteti Haskovo është porta drejt Rodopeve Lindore, të cilat janë të përmbushura me rrugë me një karakter informues duke ndjekur gjurmët e së shkuarës. Por, përpara se t’u drejtoheni rrethinave, ju rekomandojmë të bëni një shëtitje nëpër vet..
Ekonomisti Borisllav Sandov e shpalli Gjirin Korall zonë të mbrojtur. Ndalohet hyrja e mjeteve lundruese me motor, me përjashtim të anijeve të peshkimit nga data 1 tetor deri më 1 mars. Ndalohet akuakultura dhe përdorimi i tratave dhe dragave...
Qyteti i Shabllës shënon Ditën Ndërkombëtare të Farit me hapjen madhështore të farit të tij të rinovuar. Fari i Shabllës ndodhet në pikën më..
Numri i turistëve të huaj në bregdetin jugor të Detit të Zi është rritur me 97% krahasuar me sezonin veror të vitit të kaluar, sipas të dhënave të..