Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është mikpritëse e një turneu të një sporti pak të njohur në vendin tonë – padelit

Foto: tennis.bg

Kryeqyteti ynë është mikpritës i një turneu dyditor të padelit më 2 dhe 3 prill. Ky do të jetë turneu i parë i këtij sporti në Bullgari, ku do të marrin pjesë 32 lojtarë bullgarë nga sporte të ndryshme raketash. Vitin e kaluar, Federata Bullgare e Tenisit u bë anëtare e Federatës Botërore të Padelit. Një shenjë e qartë se ky sport do të zhvillohet në Bullgari është procesi i filluar i projektimit të një baze për padel, e menaxhuar nga Federata Bullgare e Tenisit. Këtë vit do të ketë edhe një kurs për trajnerë të këtij sporti, si dhe një Kampionat Kombëtar.

Sporti është krijuar në vitin 1969 në Meksikë dhe po përhapet gradualisht në shumë vende të Evropës, duke përfshirë Spanjën, Italinë, Portugalinë, Francën dhe të tjera.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Mbi 3500 pjesëmarrës në Maratonën e Sofjes më 9 tetor

Më shumë se 3500 aplikime janë dorëzuar për pjesëmarrje në Maratonën e Sofjes, e cila do të mbahet të dielën, më 9 tetor, njoftuan organizatorët e një prej ngjarjeve sportive më të njohura në kryeqytet. Rreth 500 persona do të marrin pjesë në..

botuar më 22-10-04 4.25.MD

“Guardian” përfshiu një bullgar në mesin e futbollistëve më premtues në botë

Futbollisti nga kombëtarja bullgare e të rinjve, Martin Georgiev, është përfshirë në renditjen prestigjioze të gazetës britanike “Guardian” për 60 talentët më premtues të futbollit në botë. Mbrojtësi, i cili këtë sezon kaloi nga skuadra bullgare..

botuar më 22-09-28 5.08.MD
Kombëtarja bullgare e futbollit

UEFA do të ndëshkojë Maqedoninë e Veriut për fishkëllimën e himnit kombëtar bullgar

UEFA ka shpallur zyrtarisht urnat për kualifikueset e Euro 2024 në Gjermani. Shorti do të hidhet më 9 tetor në Frankfurt. Bullgaria do të jetë në grupin 4 pas dy fitoreve ndaj Gjibraltarit (5:1) dhe Maqedonisë së Veriut (1:0) në Ligën e Kombeve..

botuar më 22-09-28 4.13.MD