Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është mikpritëse e një turneu të një sporti pak të njohur në vendin tonë – padelit

Foto: tennis.bg

Kryeqyteti ynë është mikpritës i një turneu dyditor të padelit më 2 dhe 3 prill. Ky do të jetë turneu i parë i këtij sporti në Bullgari, ku do të marrin pjesë 32 lojtarë bullgarë nga sporte të ndryshme raketash. Vitin e kaluar, Federata Bullgare e Tenisit u bë anëtare e Federatës Botërore të Padelit. Një shenjë e qartë se ky sport do të zhvillohet në Bullgari është procesi i filluar i projektimit të një baze për padel, e menaxhuar nga Federata Bullgare e Tenisit. Këtë vit do të ketë edhe një kurs për trajnerë të këtij sporti, si dhe një Kampionat Kombëtar.

Sporti është krijuar në vitin 1969 në Meksikë dhe po përhapet gradualisht në shumë vende të Evropës, duke përfshirë Spanjën, Italinë, Portugalinë, Francën dhe të tjera.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva