Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është mikpritëse e një turneu të një sporti pak të njohur në vendin tonë – padelit

Foto: tennis.bg

Kryeqyteti ynë është mikpritës i një turneu dyditor të padelit më 2 dhe 3 prill. Ky do të jetë turneu i parë i këtij sporti në Bullgari, ku do të marrin pjesë 32 lojtarë bullgarë nga sporte të ndryshme raketash. Vitin e kaluar, Federata Bullgare e Tenisit u bë anëtare e Federatës Botërore të Padelit. Një shenjë e qartë se ky sport do të zhvillohet në Bullgari është procesi i filluar i projektimit të një baze për padel, e menaxhuar nga Federata Bullgare e Tenisit. Këtë vit do të ketë edhe një kurs për trajnerë të këtij sporti, si dhe një Kampionat Kombëtar.

Sporti është krijuar në vitin 1969 në Meksikë dhe po përhapet gradualisht në shumë vende të Evropës, duke përfshirë Spanjën, Italinë, Portugalinë, Francën dhe të tjera.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Sukses dhe disfatë dramatike për skuadrat bullgare të futbollit në Evropë

Skuadra e futbollit CSKA fitoi 2:0 si mysafir në St. Patrick's në Dublin dhe vazhdon në turneun e Konferencës së Ligës. Për herë të parë një skuadër bullgare mposhti një kundërshtar në Evropë pasi humbi në shtëpi. Një javë më parë në Sofje,..

botuar më 22-08-12 10.00.PD

Më 27 gusht fillon turi i çiklizmit në Bullgari

Turi i 69-të i çiklizmit në Bullgari do të mbahet në fund të gushtit, njoftoi Federata Bullgare e Çiklizmit. Prologu është më 27 gusht në Sofje me një gjatësi prej 1 km rreth tempullit-monument “Shën Aleksandër Nevski”, kur do të prezantohen..

botuar më 22-08-12 6.05.PD
Nino Simeonov

Dy medalje argjendi për kadetët bullgarë nga kampionati evropian i peshëngritjes

Në ditën e dytë të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes të Kadetëve në qytetin polak Rashin, Bullgaria ka tashmë dy medalje argjendi. Në kategorinë 55 kg për 15-vjeçarët Nino Simeonov u bë nënkampion. Dje, në ditën e parë të kampionatit, Martin Stanev..

botuar më 22-08-11 6.57.MD