Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është mikpritëse e një turneu të një sporti pak të njohur në vendin tonë – padelit

Foto: tennis.bg

Kryeqyteti ynë është mikpritës i një turneu dyditor të padelit më 2 dhe 3 prill. Ky do të jetë turneu i parë i këtij sporti në Bullgari, ku do të marrin pjesë 32 lojtarë bullgarë nga sporte të ndryshme raketash. Vitin e kaluar, Federata Bullgare e Tenisit u bë anëtare e Federatës Botërore të Padelit. Një shenjë e qartë se ky sport do të zhvillohet në Bullgari është procesi i filluar i projektimit të një baze për padel, e menaxhuar nga Federata Bullgare e Tenisit. Këtë vit do të ketë edhe një kurs për trajnerë të këtij sporti, si dhe një Kampionat Kombëtar.

Sporti është krijuar në vitin 1969 në Meksikë dhe po përhapet gradualisht në shumë vende të Evropës, duke përfshirë Spanjën, Italinë, Portugalinë, Francën dhe të tjera.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Viktoria Tomova debutoi mes 100 tenisteve të para në botë

Tenistja e parë e Bullgarisë, Viktoria Tomova, debutoi zyrtarisht në top 100-shen e renditjes botërore të tenisteve. Në renditjen e publikuar më 8 gusht, 27-vjeçarja nga Sofja u ngjit nëntë pozicione dhe është në vendin e 99-të. Kërcimi i Tomova..

botuar më 22-08-08 11.58.PD
Foto: Facebook / @Bulgarian Olympic Team

6 medalje për të rinjtë e Bullgarisë nga Festivali Olimpik Evropian në Sllovaki

Pjesëmarrja e sportistëve tanë të rinj në Festivalin e XVI Olimpik Evropian, që u mbajt në fund të korrikut në Sllovaki, u vlerësua si një sukses i madh për Bullgarinë. Për herë të parë që prej 15 vitesh në turneun, i vlerësuar nga specialistët si..

botuar më 22-08-06 9.05.PD
Viktorija Tomova

Tenistja bullgare Viktorija Tomova u kualifikua në çerekfinale të turneut në Poloni

Tenistja më e mirë bullgare te femrat, Viktorija Tomova u kualifikua në çerekfinale të turneut në Groxisk Mazoviecki, Poloni. Bullgarja mundi me lehtësi Katarina Hobgarski nga Gjermania, e cila është numri i 14 në skemë. Loja përfundoi me..

botuar më 22-08-04 3.16.MD