Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takim i Presidentit shqiptar me Kryetarin e Kuvendit Popullor të Bullgarisë

Foto: BGNES

Thellimi i dialogut parlamentar është premisa kryesore për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ky qëndrim i përbashkët u shpreh në takimin e Kryetarit të Kuvendit Popullor Nikolla Minçev me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, i  cili është duke bërë një vizitë dyditore në Bullgari. Ilir Meta i cilësoi të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe mes Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe theksoi se kur marrëdhëniet në nivel parlamentar janë të mira, kjo ndikon në të gjitha fushat e bashkëpunimit të përbashkët. “Ne mbështesim Shqipërinë në procesin e saj të integrimit në BE dhe vlerësojmë përpjekjet e deritanishme të shtetit shqiptar në fushën e reformës në drejtësi”, tha Nikolla Minçev. Si një aspekt i rëndësishëm ai vuri në dukje edhe Ligjin për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, i miratuar në vitin 2017. “Ne kemi marrëdhënie të mira në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës dhe në këtë drejtim Bullgaria ka dërguar një projekt-marrëveshje bashkëpunimi”, shtoi Minçev. Informacioni është i qendrës parlamentare të shtypit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marrëdhëniet bullgaro-rumune midis erës së ndryshimit dhe inercisë

Marrëdhëniet bullgaro-rumune janë duke u forcuar, pasi ekziston një kontekst ndërkombëtar dhe vullnet politik në një nivel të lartë në të dy vendet për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ka kaluar një vit që kur presidentët Rumen Radev dhe Klaus Iohannis..

botuar më 24-04-01 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia nuk është e kënaqur me rekomandimin që Kosova të pranohet anëtare e APKE-së Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) ka dhënë opinion pozitiv për aplikimin e Kosovës për..

botuar më 24-03-29 2.34.MD

Presidenti nisi takimet me kryeministrat e mundshëm në detyrë

Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..

botuar më 24-03-28 3.58.MD