Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë fjetjen e Shën Metodjit

Shën Metodij
Foto: arkiv

Më 6 prill Kisha Ortodokse Bullgare nderon fjetjen e Shën Metodijit, apostull sllavo-bullgar. Ai është vëllai më i madh i Konstantin Filozofit – Shën Kirill. Ai u bë murg pasi hoqi dorë nga karriera e tij si guvernator ushtarak i një rajoni sllav afër Selanikut. Në manastir Polihron krijoi alfabetin e parë sllav - alfabetin glagolitik. Ai e shoqëronte vëllain në të gjitha misionet e tij diplomatike dhe shpirtërore, duke përfshirë edhe Moravinë e Madhe. Pasi Papa Adriani II bekoi përkthimet sllave të librave liturgjikë dhe pas vdekjes në Romë të Shën Kirili, Metodij vazhdoi veprën iluministe midis sllavëve. Ai u shugurua nga Vatikani Kryepeshkop i Moravisë.

Me gjithë persekutimet e autoriteteve perandorake dhe kishtare gjermane, Shën Metodij zhvilloi një gamë të gjerë veprimtarish përkthimi dhe pagëzimi. Nxënësit e tij, të dëbuar nga Moravia e Madhe, shpëtuan dhe zhvilluan shkrimin e ri në Bullgari.

Në vitin 1980, Papa Gjon Pali II i shpalli vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij, bashkëpatronë të Evropës, sepse vepra e tyre është një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit, duke kontribuar në rritjen kulturore të Kontinentit të Vjetër.


Më shumë nga rubrika

Një pamje e kohës: Bregdeti bullgar i Detit të Zi para betonit

“.... Ecnim lakuriq, të uritur, të kripur dhe të lumtur” – tregon kujtimet e tij nga deti gazetari dhe shkrimtar Ivo Berov. “Sot është e vështirë të kuptosh emocionin e blerjes së një shisheje me uiski nga dyqani i valutës. Provon diçka përtej..

botuar më 22-08-01 7.15.PD

Një gjetje unike arkeologjike nga koha e Augusta Trajana antike u zbulua në Stara Zagora

Për herë të parë në qytetin Stara Zagora, po zbulojmë një objekt varrimi në shkallë të tillë – tha Petar Kallçev, drejtor i Muzeut Historik Rajonal në qytet, për BNR Stara Zagora në lidhje me gjetjen arkeologjike nga koha e Augusta Trajana antike. Ajo..

botuar më 22-07-31 10.35.PD

Shën Pantelejmoni – shenjtori më i nderuar nga Nestinarët në fshatin Brodillovo në malin Stranxha

Në kalendarin e kishës, 27 korriku është caktuar për të nderuar Shtatë Shenjtorët – Apostujt e Shenjtë Kirill dhe Metodij dhe dishepujt e tyre Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angelarij . Pavarësisht se ka një festë të veçantë për secilin prej..

botuar më 22-07-27 9.00.PD