Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë fjetjen e Shën Metodjit

Shën Metodij
Foto: arkiv

Më 6 prill Kisha Ortodokse Bullgare nderon fjetjen e Shën Metodijit, apostull sllavo-bullgar. Ai është vëllai më i madh i Konstantin Filozofit – Shën Kirill. Ai u bë murg pasi hoqi dorë nga karriera e tij si guvernator ushtarak i një rajoni sllav afër Selanikut. Në manastir Polihron krijoi alfabetin e parë sllav - alfabetin glagolitik. Ai e shoqëronte vëllain në të gjitha misionet e tij diplomatike dhe shpirtërore, duke përfshirë edhe Moravinë e Madhe. Pasi Papa Adriani II bekoi përkthimet sllave të librave liturgjikë dhe pas vdekjes në Romë të Shën Kirili, Metodij vazhdoi veprën iluministe midis sllavëve. Ai u shugurua nga Vatikani Kryepeshkop i Moravisë.

Me gjithë persekutimet e autoriteteve perandorake dhe kishtare gjermane, Shën Metodij zhvilloi një gamë të gjerë veprimtarish përkthimi dhe pagëzimi. Nxënësit e tij, të dëbuar nga Moravia e Madhe, shpëtuan dhe zhvilluan shkrimin e ri në Bullgari.

Në vitin 1980, Papa Gjon Pali II i shpalli vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij, bashkëpatronë të Evropës, sepse vepra e tyre është një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit, duke kontribuar në rritjen kulturore të Kontinentit të Vjetër.


Më shumë nga rubrika

Shën Profet Ilia

Më 20 korrik respektojmë Profetin e Shenjtë Ilia

Më 20 korrik Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Profetit të Shenjtë Ilia - një nga njerëzit më të drejtë të Dhiatës së Vjetër dhe një predikues i besimit të vërtetë në një Zot. Ai ishte një vendas i qytetit Tesvia në Palestinë dhe jetoi rreth vitit..

botuar më 22-07-20 11.32.PD
Dimitër Spisarevski (1916 –1943)

106 vjet nga lindja e kapitenit Dimitër Spisarevski

Një atlet i gjatë, i zhurmshëm, i shkëlqyer që u bë një "silur i gjallë" për vendin e tij - kështu e kujton historia kapitenin Dimitër Spisarevski. Një person që pagoi me jetën e tij shpëtimin e dhjetëra bashkëqytetarëve të tij gjatë..

botuar më 22-07-19 3.36.MD

Gratë e jashtëzakonshme në galerinë e imazheve të Katja Zografovës

Kur biem në dëshpërim dhe fillojmë të kërkojmë justifikime në fatin kombëtar, është mirë të kujtojmë imazhin e ndritur të ndonjë prej atyre heroinave që dhanë sakrificën e tyre në betejat nacionalçlirimtare, që luftuan për barazi në kohët e..

botuar më 22-07-16 12.15.MD