Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë fjetjen e Shën Metodjit

Shën Metodij
Foto: arkiv

Më 6 prill Kisha Ortodokse Bullgare nderon fjetjen e Shën Metodijit, apostull sllavo-bullgar. Ai është vëllai më i madh i Konstantin Filozofit – Shën Kirill. Ai u bë murg pasi hoqi dorë nga karriera e tij si guvernator ushtarak i një rajoni sllav afër Selanikut. Në manastir Polihron krijoi alfabetin e parë sllav - alfabetin glagolitik. Ai e shoqëronte vëllain në të gjitha misionet e tij diplomatike dhe shpirtërore, duke përfshirë edhe Moravinë e Madhe. Pasi Papa Adriani II bekoi përkthimet sllave të librave liturgjikë dhe pas vdekjes në Romë të Shën Kirili, Metodij vazhdoi veprën iluministe midis sllavëve. Ai u shugurua nga Vatikani Kryepeshkop i Moravisë.

Me gjithë persekutimet e autoriteteve perandorake dhe kishtare gjermane, Shën Metodij zhvilloi një gamë të gjerë veprimtarish përkthimi dhe pagëzimi. Nxënësit e tij, të dëbuar nga Moravia e Madhe, shpëtuan dhe zhvilluan shkrimin e ri në Bullgari.

Në vitin 1980, Papa Gjon Pali II i shpalli vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij, bashkëpatronë të Evropës, sepse vepra e tyre është një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit, duke kontribuar në rritjen kulturore të Kontinentit të Vjetër.


Më shumë nga rubrika

Filloi Pelegrinazhi përgjatë rrugës së lipsaneve të Shën Ivan Rillski

Nga Veliko Tërnovo nisi Pelegrinazhi Kombëtar përgjatë rrugës së lipsaneve të Shën Ivan Rillski . Rruga nga kryeqyteti i vjetër deri në Manastirin e Rilës është 700 km dhe kalon nëpër 70 kisha dhe manastire. Më 6 gusht pelegrinazhi përfundon në..

botuar më 22-07-01 11.41.PD

Bullgarët besarabë në Brazil nuk i harrojnë rrënjët e tyre

Në periudhën e viteve 1925 – 1926 përafërsisht 10 000 bullgarë besarabë të joshur nga premtime për një jetë të rregulluar mirë, mbërritën në Brazil. Mirëpo, shpresat e tyre u shuan. Ata u detyruan të punonin në plantacionet si skllevër të bardhë në..

botuar më 22-06-29 7.45.PD

Si bullgarët besarabë arritën deri në Brazil në fillim të shekullit të XX

Emigracioni bullgar në Brazil në gjysmën e parë të shekullit të XX është në fakt besarabë, jo ai që nisi nga fshatrat bullgare për në Argjentinë dhe vende të tjera të Amerikës së Jugut. Ky është një fakt, i cili i bënë një përshtypje më të fortë..

botuar më 22-06-27 7.05.PD