Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ukraina në fokus” në edicionin pranveror të Festivalit „Master of Art“

Foto: Master of Art Film Festival

Katër qytete bullgare mirëpresin kinemanë më të mirë botërore të artit dokumentar të viteve të fundit - Sofja, Plovdiv, Varna dhe Stara Zagora presin edicionin e 7-të pranveror të festivalit të filmit „Master of Art“. Programi zyrtar filloi më 7 prill me shfaqjen e dokumentarit amerikan “Kurt Vonnegut –i panënshtruari i kohës” nga regjisori Robert Widey. Ky film u xhirua në vazhdim të 39 viteve dhe u shfaq për herë të parë në vitin 2021. “Vitet e fundit treguan se as epidemitë dhe as luftërat mund t’i ndalojnë artistët të krijojnë”, tha drejtori i festivalit Najo Ticin. Në shenjë simpatie dhe mbështetjeje për popullin ukrainas është një program special me filma ukrainas - “Ukraina në fokus”.

Përfshihen katër tituj dokumentarë që përfaqësojnë kulturën dhe artin ukrainas. Këto janë “Ëndërrim ndaj së kaluarës: Muzika e vjetër në Ukrainë” – një film për traditat muzikore kombëtare dhe kujdesin e njerëzve për to. “Trëndafila: Filmi Kabare”, “Përralla për kalin – lodër” dhe “Pafundësia para Florianit”.  Programi tematik “Rilindja italiane” do të prezantohet për herë të parë në kinotekën Odeon në Sofje. Filmat kushtuar gjenive Mikellanxhello, Rafaelo, Tintoreto, Leonardo dhe vëllezërve Karaçi do të shfaqen midis 11 dhe 15 prillit.

Ndër theksat kryesore të programit bullgar të festivalit është filmi “Voev” i regjisores Biljana Kirillova.

Do të shohim gjithashtu filmi “Testamenti i Boris Hristov” (regjisor Boris Sllavçev) dhe “Debeljanov dhe engjëjt” me regjisore Desisllava Shishmanova, ku për herë të parë tregohet vendi i vdekjes së Dimço Debeljanovit në vitin 1916 në Greqinë e sotme.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë qeramike nga Republika Çeke po viziton Burgasin

Ekspozita e stilistit të famshëm çek të porcelanit dhe qeramikës Roman Shedina mbetet pjesë e programit kulturor të Qendrës Çeke në Bullgari. Pas vizitës në Sofje, ajo mund të shihet në Burgas deri në fund të gushtit. Ekspozita është pjesë e..

botuar më 22-08-06 11.15.PD

Ndalesat e transportit publik në Sofje shkëlqejnë me pamje nga vende të ndryshme

11 stacione të transportit publik në Sofje morën një pamje të re. Ato janë pjesë e nismës "Arti për Diplomacinë" (“Art4Diplomacy”) të Petja Ilievës, e cila i shndërroi konstruksionet e tyre në një hapësirë ekspozite me imazhe arkitekturore të..

botuar më 22-08-05 7.15.PD

Strauss nën yjet e Bullgarisë me Orkestrën e Pallatit të Vjenës Schönbrunn

“Gala Strauss” me Orkestrën e Schönbrunn të Vjenës do t'u ofrojë bullgarëve dhe mysafirëve të vendit tonë një rrugëtim muzikor nëpër kohërat e dinastisë Strauss dhe trashëgiminë e saj. Orkestra po përgatitet për një turne në Bullgari, i cili do të..

botuar më 22-08-02 4.47.MD