Katër qytete bullgare mirëpresin kinemanë më të mirë botërore të artit dokumentar të viteve të fundit - Sofja, Plovdiv, Varna dhe Stara Zagora presin edicionin e 7-të pranveror të festivalit të filmit „Master of Art“. Programi zyrtar filloi më 7 prill me shfaqjen e dokumentarit amerikan “Kurt Vonnegut –i panënshtruari i kohës” nga regjisori Robert Widey. Ky film u xhirua në vazhdim të 39 viteve dhe u shfaq për herë të parë në vitin 2021. “Vitet e fundit treguan se as epidemitë dhe as luftërat mund t’i ndalojnë artistët të krijojnë”, tha drejtori i festivalit Najo Ticin. Në shenjë simpatie dhe mbështetjeje për popullin ukrainas është një program special me filma ukrainas - “Ukraina në fokus”.
Përfshihen katër tituj dokumentarë që përfaqësojnë kulturën dhe artin ukrainas. Këto janë “Ëndërrim ndaj së kaluarës: Muzika e vjetër në Ukrainë” – një film për traditat muzikore kombëtare dhe kujdesin e njerëzve për to. “Trëndafila: Filmi Kabare”, “Përralla për kalin – lodër” dhe “Pafundësia para Florianit”. Programi tematik “Rilindja italiane” do të prezantohet për herë të parë në kinotekën Odeon në Sofje. Filmat kushtuar gjenive Mikellanxhello, Rafaelo, Tintoreto, Leonardo dhe vëllezërve Karaçi do të shfaqen midis 11 dhe 15 prillit.
Ndër theksat kryesore të programit bullgar të festivalit është filmi “Voev” i regjisores Biljana Kirillova.
Do të shohim gjithashtu filmi “Testamenti i Boris Hristov” (regjisor Boris Sllavçev) dhe “Debeljanov dhe engjëjt” me regjisore Desisllava Shishmanova, ku për herë të parë tregohet vendi i vdekjes së Dimço Debeljanovit në vitin 1916 në Greqinë e sotme.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Galeria e Arteve në qytetin Danubian Ruse është mikpritëse e një ekspozite unike që po ngjall një interes mjaft të madh. Nën titullin “Materializimi i Surrealizmit”, ekspozita prezanton 60 vepra origjinale të artistit gjenial të shekullit të..
Pikërisht një vit më parë ju folëm për projektin fotografik “In Transit” të bullgarit Deljan Vëllçev. Ekspozita përfshin 30 imazhe të realizuara në metronë e Nju Jorkut nga viti 2014 deri në fillimin e pandemisë Covid-19, të cilat u shfaqën për..
Ndërsa artistët në Bullgari janë ende duke u përpjekur të marrin frymë dhe të rikuperohen nga pauza Covid e talentit të tyre, në nivel ndërkombëtar drita në tunel është gjithnjë e më e dukshme. Pasi vitin e kaluar festivali për kërcim bashkëkohor..
Shkencëtarët nga Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me një Muze Etnografik në Akademinë Bullgare të Shkencave kanë vizituar dhe studiuar dhjetëra vende..