Katër qytete bullgare mirëpresin kinemanë më të mirë botërore të artit dokumentar të viteve të fundit - Sofja, Plovdiv, Varna dhe Stara Zagora presin edicionin e 7-të pranveror të festivalit të filmit „Master of Art“. Programi zyrtar filloi më 7 prill me shfaqjen e dokumentarit amerikan “Kurt Vonnegut –i panënshtruari i kohës” nga regjisori Robert Widey. Ky film u xhirua në vazhdim të 39 viteve dhe u shfaq për herë të parë në vitin 2021. “Vitet e fundit treguan se as epidemitë dhe as luftërat mund t’i ndalojnë artistët të krijojnë”, tha drejtori i festivalit Najo Ticin. Në shenjë simpatie dhe mbështetjeje për popullin ukrainas është një program special me filma ukrainas - “Ukraina në fokus”.
Përfshihen katër tituj dokumentarë që përfaqësojnë kulturën dhe artin ukrainas. Këto janë “Ëndërrim ndaj së kaluarës: Muzika e vjetër në Ukrainë” – një film për traditat muzikore kombëtare dhe kujdesin e njerëzve për to. “Trëndafila: Filmi Kabare”, “Përralla për kalin – lodër” dhe “Pafundësia para Florianit”. Programi tematik “Rilindja italiane” do të prezantohet për herë të parë në kinotekën Odeon në Sofje. Filmat kushtuar gjenive Mikellanxhello, Rafaelo, Tintoreto, Leonardo dhe vëllezërve Karaçi do të shfaqen midis 11 dhe 15 prillit.
Ndër theksat kryesore të programit bullgar të festivalit është filmi “Voev” i regjisores Biljana Kirillova.
Do të shohim gjithashtu filmi “Testamenti i Boris Hristov” (regjisor Boris Sllavçev) dhe “Debeljanov dhe engjëjt” me regjisore Desisllava Shishmanova, ku për herë të parë tregohet vendi i vdekjes së Dimço Debeljanovit në vitin 1916 në Greqinë e sotme.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Vepra të paparaqitura nga koleksioni i Akademikut Svetlin Rusev, dhuruara qytetit të tij të lindjes Pleven, prezantohen në galerinë e artit me emrin e tij në qytet. Në këtë mënyrë shënohen 38 vjet nga hapja zyrtare e ekspozitës së përhershme...
Epoka e re në industrinë kulturore, qendra më e madhe dhe përfaqësive e kongreseve në Bullgari – kjo është fytyra përfaqësive e Pallatit Kombëtar të Kulturës, që ngre shtat në zemrën e kryeqytetit bullgar. Madje ai është më shumë, sepse për katër..
Filmi ukrainas "Terikoni" i regjisorit Taras Tomenko fitoi çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar me metrazh të plotë dhe çmimin special "Një vështrim i veçantë" në Festivalin për filma dokumentarë Rodopi Film Fest. Ne pamë shumë ushtarë -..
Pranë një prej monumenteve më të diskutuara nga shoqëria jonë gjatë muajve të fundit - atij të Ushtrisë Sovjetike në Sofje, u hap një hapësirë e re..
Respekti i botës ortodokse për ikonat e Nënës së Zotit dhe shenjtorëve është veçanërisht i fortë. Ato janë lidhja në komunikimin me Zotin, prandaj..