Edicioni i 47-të radhazi i Ekspozitës Kombëtare të Karikaturës pritej jo vetëm nga profesionistët, por edhe nga kushdo që dëshiron për të buzëqeshur mbi aktualitetin. Ekspozita është një pasqyrë e arritjeve më të larta të krijuesve bullgarë që punojnë në fushën e karikaturës.
Pandemia që po përjetojmë tash vitin e tretë me radhë, ngjarjet politike ndërkombëtare dhe vendase të muajve të fundit dhe trazirat publike që rezultuan janë temat e reja dhe të vjetra për krijuesit në ekspozitë. Shumica e veprave janë karikatura të personazheve të famshëm dhe mënyra se si i sheh syri i publikut.
Artisti Millko Dikov, i cili në fund të marsit mbushi 92 vjeç dhe është nxënës i karikaturistit të madh Ilija Beshkov, ka një pjesëmarrje nderi në ekspozitën e 47-të kombëtare.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shkencëtarët nga Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me një Muze Etnografik në Akademinë Bullgare të Shkencave kanë vizituar dhe studiuar dhjetëra vende në Turqi, Greqi, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbi, Rumani, Shqipëri, Rusi, Itali, Hungari..
Ekspozita e stilistit të famshëm çek të porcelanit dhe qeramikës Roman Shedina mbetet pjesë e programit kulturor të Qendrës Çeke në Bullgari. Pas vizitës në Sofje, ajo mund të shihet në Burgas deri në fund të gushtit. Ekspozita është pjesë e..
11 stacione të transportit publik në Sofje morën një pamje të re. Ato janë pjesë e nismës "Arti për Diplomacinë" (“Art4Diplomacy”) të Petja Ilievës, e cila i shndërroi konstruksionet e tyre në një hapësirë ekspozite me imazhe arkitekturore të..
Gjithnjë e më shumë janë vendbanimet në vendin tonë, rrethet qendrore të të cilave po përjetojnë një lloj rilindjeje, duke u kthyer në zona ku arti,..